Albspirit

Media/News/Publishing

Silvana Begaj: Covid 19 dhe masat e veçanta të Suedisë

 

Mida teha Stockholmis? Djurgården - Tallinki blogi - Tallink

Ekonomia është e ndërlidhur ngushtë me psikologjinë. Sot në këtë kohë të një pandemie të papritur bizneset, investitorët kanë shtypur opsionin pausë dhe po presin me frikë recensionin e pashmangshëm.

Investitorët janë të bindur se masat qeveritare nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar këtë rënie.

Industria e udhëtimeve po pëson dëmtime të mëdha pasi janë ndaluar në më shumë se 100 shtete fluturimet për të shmangur përhapjen e virusit.

Supermarketet dhe shërbimet online kanë pasur rritje në kërkesë në disa produkte si: letër higjenike, produkte ushqimore etj.

Mbyllja, izolimi i popullsisë në shumë shtete ka sjell stopimin e prodhimit të shumë produkteve.

‘European Space Agency’ ka regjistruar një ulje të ndotjes ambientale në qiejt europianë.

Në Kinë, atje ku u shfaq virusi për herë të parë, shitjet dhe investimet ranë që në dy muajt e parë krahasuar me periudhën e njëjtë të 2019.

Në një krizë të tillë investitorët zgjedhin investime me rrezikshmëri të ulët.

Ari, floriri është konsideruar tradicionalisht si parajsë për investime në kohë të pasigurta. Por edhe  çmimi i arit ra ndjeshëm në Mars, investitorët ndjehen të pasigurt në këtë rënie globale.

Frikërat po rriten që rënia ekonomike globale do të jetë e thellë dhe do të zgjasi duke sjell ankth.

Pandemia është e gjitha emergjencë e shëndetit publik. Dhe sa më shumë të vazhdojë kjo rrezikshmëri, bizneset nuk mund të kthehen më në mënyrë normale. Dhe çfarë ishte normale më parë ndoshta tani nuk mund të jetë më.

Ky stopim ekonomik kërcënon ta fusi ekonominë në një dhimbje aq të thellë sa do kërkoj vite të rimarri veten.

Bizneset do të futen në borxhe, por çdo gjë varet sigurisht se sa kohë do të zgjasë. Nëse kjo situatë vazhdon për një kohë të gjatë, atëhere me siguri që kjo do të jetë ‘mamaja’ e të gjitha krizave financiare.

Suedia ka bërë diçka të kundërt nga vendet e tjera. Ajo ka lënë përgjegjshmërinë individuale të veprojë më shumë se masat ndëshkimore. Edhe pse po përballet me të njëjtën situatë si e gjithë bota. Mënyra e pritjes së kësaj pandemie është me qetësi dhe pragmatizëm–pa panik. Shërbyes të shtetit në detyrë, politikanë dhe mbi të gjitha kërkuesit shkencorë përpiqen të japin gjithe informacionin e duhur për popullsinë. Ata prezantojnë rrezikshmërinë që mund të përballemi individualisht dhe kolektivisht dhe lejojnë njerëzit të masin apo peshojnë vetë rriskun e tyre apo të mirat që mund të kenë, të drejtuar nga logjika.

Televizionet suedeze, si ato publike dhe ato private, kanë çdo mbrëmje të ftuar specialistë që të informojnë apo të përgjigjen për raste të caktuara.

Si po reagon Suedia dhe masat ekonomike që ajo ka marrë:

  1. Është propozuar një buxhet për më shumë se 300 billion korona në parlamentin suedez. Qëllimi kryesor është që të ulen orët e punës dhe pagesa të ngelet 90 për qind e asaj që merret normalisht. Pra humbja do të ndahet midis bizneseve dhe shtetit.
  2. Gjithashtu kjo paketë mbulon dhe lejet për arsye shëndetësore, ku kostot apo humbjet do të ndahen midis shtetit dhe biznesit.
  3. Do të merren masa që bizneset të kenë mundësi të ruajnë likuiditetet dhe të paguajnë rrogat.
  4. Banka qëndrore Riksbank vendosi në 13 Mars të japi hua për bizneset mbi 500 billion me interes 0.
  5. Huatë individualë kanë të drejtë të shtynë dhënien e këstit nëse kanë probleme financiare për shkak të krizës së virusit.

Bizneset e hotelerisë dhe të linjave udhëtuese janë punët më të dëmtuara në sektorin e turizmit duke sjellë papunësi tek më shumë se 15000 të punësuar që nga 16 Marsi.

Sigurisht që kjo krizë do të sjelli ndryshime rrënjësore në politikat ekonomike të shteteve dhe shpresojmë që këto ndryshime të jenë pozitive.

Mos harroni: Mbani distancë dhe pa panik!

Please follow and like us: