Albspirit

Media/News/Publishing

Enxhi Nasto: Në kohë trishtimi, e qeshura po blihet me para!

Po jetojmë në një kohë Corone me Colore bardh e zi. Po për t’i dhënë ngjyra kësaj kohe që po jetojmë si të varur pas fijesh të holla shprese, nuk nevojitet të mbushim xhepat e kineastëve shqiptarë lexues të mi, duke blerë me para buzëqeshjen tonë. Koha e tyre nuk është kohë kolere mesa duket, porkohë fitimi mbi bazën e parimit “krijo business online, shit filma e maksimizoj fitimin tim”. Paguaj aq sa të thuhet dhe ke një bonus shumë të madh në jetën tënde shtëpiake tashmë, mund ta shohësh sa herë të duash dhe kur të duash, por kujdes!!!

Nuk mundesh të japësh fjalëkalimin tënd të blerë në mënyrë klandestine dikujt tjetër. Po si mund të të ndodh kjo, ku logjika financiare aq e mprehtë e një kineasti nuk mundet kurrësesi ta tolerojë këtë si njeri i biznesit. Ka një inteligjencë artificiale që e mbron atë, po ashtu siç ka një inteligjencëtë audiencës shqiptare, qënë këto ditë syrin e kanë kthyer pas në kohë, e kanë orientuar shikimin e tyre drejt një industrie të kinematografisë italiane të viteve ’80 -’90 për dy arsye të forta. Së pari, nuk kanë para për të shpenzuar për një kinema online dhe së dyti, nostalgjia i thërret të kthejnë kohën pas.Sa shqiptarë vazhdojnë të mbeten të dashuruar marrëzisht pas “Innamorato pazzo”? Pafund. Por nuk jam e sigurt nëse kineastët e rinj shqiptarë të kohërave të sotme të talentuar, na frymëzohen më shumë nga fenomeni “para dhe pushtet” apo nga fenomeni i jashtëzakonshëm i Celentano-s?

Doni të shfaqni anën tuaj njerëzore duke bërë diçka për të tjerët pa qëllim fitimi?! Erdhi momenti, bëjeni! Jeni mësuar të jeni individë të jashtëzakonshëm në ditë të zakonshme, tani erdhi momenti juaj, të jeni individë të thjeshtë dhe të zakonshëm në gjëndje ekstreme të jashtëzakonshme globale. Nëse nuk mundeni, heshtni. Mos na propozoni të blejmë të qeshurën. Fshihuni në karantinën tuaj në ditë lufte dhe shfaquni sërish në ditët e paqes. Është koha e gjyqeve të ndërgjegjes sonë, është koha e një lufte nga e cila do dalim “gjall a vdek”.

Please follow and like us: