Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet i vdekur 38-vjeçari në banesën e tij

Elbasan - Wikipedia

Gjendet pa shenja jete një person në Elbasan. Bëhet fjalë për një 38-vjeçar, i cili është gjetur i pajetë në banesën e tij mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:00, në qytetin e Elbasanit. I ndjeri quhet Leonard Murrizi, banor i lagjes “Çlirimi” . Prej pasdites së sotme ai nuk i është përgjigjur thirrjes së familjarëve të tij në telefon. Murrizi jetonte i vetëm në shtëpi pasi fëmijët dhe gruaja e tij ndodheshin në Greqi. Pasi familjarët kanë njoftuar policinë, me ndihmën e punonjësve të shërbimit zjarrfikës kanë arritur hapjen e derës dhe është konstatuar se 38-vjeçari ishte pa sheja jete. Trupi i tij është dërguar në morgun e qendrës spitalore të Elbasanit për t’i bërë autopsinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Please follow and like us: