Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA teston me sukses vaksinën kundër Covid-19

Vaksina kundër Covid-19 e aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA)  ka hyrë në fazën e saj të testimit tek qytetarët. Vaksina e cila është financuar nga Bill dhe Melinda Gates ka arritur rezultate premtuese pasi ka pasur efekte pozitive tek kafshët që është testuar. Vaksina e quajtur ‘Ino-4800’, është përdorur nga 40 vullnetarë të cilët morën dozën e pare. “Ky është një hap domethënës përpara në luftën globale kundër Covid-19. Pa një vaksinë të sigurt dhe efektive, kjo pandemi mund të vazhdojë të kërcënojë jetën e njerëzve. Ekipi ynë i studiuesve, partnerëve dhe financuesve është mobilizuar që në fillim të janarit dhe vazhdon të punojë 24/7 për të siguruar përparimin e shpejtë të Ino-4800”, tha Joseph Kim, president dhe CEO i ‘Inovio’.  Përgjigjet për të dyzet vullnetarët  priten të dalin në fund të verës. Ndërkohë, kompania po përpiqet të rrisë prodhimin e ‘Ino-4800’ dhe planifikon të përgatisë një milion doza deri në fund të vitit për studime të mëtejshme, në pritje të udhëzimeve adekuate dhe financimit.

Please follow and like us: