Albspirit

Media/News/Publishing

Shtetasi amerikan nga Alaska gjendet i vdekur në Sarandë

Një shtetas amerikan i cili jetonte në Sarandë, është gjetur i pajetë gjatë ditës së sotme. Viktima është 70-vjeçari Robert Hood nga Alaska, i cili jetonte në një apartament me qira në qytetin bregdetar. Për shkak se i moshuari nuk përgjigjej prej tre ditësh në telefon, një miku i tij lajmëroi policinë. Kështu nga kontrolli në banesë, Hood u gjet i pajetë. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së shtetasit amerikan, ndërkohë që për të zbuluar më shumë dhe për t’iu bërë ekspertiza, trupi i pajetë u dërgua në Tiranë. Dërgimi i kufomës u bë për t’iu nënshtruar ekspertizës për të zbuluar, nëse vdekja e tij ka lidhje me koronavirusin.

Please follow and like us: