Albspirit

Media/News/Publishing

Viron Kona: Qytetar i botës jam

 Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Viron Kona | Gazeta Telegraf

Jua kushtoj këtë poezi mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, që sot janë në vijën e parë të zjarrit kundër “Covid-19” në Shqipër, Itali, Angli, Gjermani, Spanjë, Amerikë  dhe në mbarë  botën.

Shqiptar i lashtë, brez pas brezi jam,
por sot jam edhe anglez dhe italian,
francez, kanadez, polak e gjerman,
sot qytetar i gjithë botës jam.
 
Spanjoll, rus, grek, çek, amerikan,
austriak, hungarez, turk, zviceran,
kinez, japonez, rumun, egjiptian,
qytetar i lirë i gjithë botës jam.

 

Aziatik, skandinav e australian,
afrikan, indian, belg e brazilian,
sot banorë i çdo kontinenti jam,
popujt e botës në zemër i kam.

 

“Covid-19” sot kam kundërshtar,
ndaj në front jam në vijën e parë,
unë qytetari nënshtetas shqiptar,
luftoj për jetën e botës mbarë.

 

 

Please follow and like us: