Albspirit

Media/News/Publishing

Nichita Stanescu: KËNGË MALLI

Image may contain: 1 person, outdoor

Isha shtrirë pranë zërit tënd.
Ishte vërtet mirë atje dhe gjinjtë e tu të ngrohtë po më mbanin

tëmthat.

As nuk mbaj mend se ç’farë po këndoje.
Ndoshta diçka për degët dhe ujërat që të kanë bredhur
netët.
Ose ndoshta fëmijëria jote që vdiq
diku, nën fjalë.
As nuk mbaj mend se çfarë po këndoje.

Unë po luaja me pëllëmbët në kaçurrelat e tua.
Ato ishin shumë këmbëngulëse
dhe ti nuk më vure re më.

Nuk mbaj mend as pse po qaje.
Ndoshta ashtu si, për trishtimin e muzgut.
Apo mbase për dashuri
dhe butësi.
Nuk mbaj mend pse po qaje.

Isha shtrirë pranë zërit tënd dhe të doja.

Shqipëroi: Anca Glasu

Please follow and like us: