SHBA-Kanada/Tuned, aplikacioni i ri i Facebook për bisedat intime
Facebook ka krijuar aplikacionin e ri për çiftet të cilët mund të shkëmbjenë mesazhe me njëri-tjetrin. Aplikacioni i ri i quajtur Tuned lejon çiftet të dërgojnë mesazhe, të shkëmbejnë muzikë dhe të krijojnë një scrapbook dixhital. Tuned u krijua nga Ekipi Eksperimental i New Product i Facebook i cili përqendrohet në krijimin e mediave të reja sociale nga e para. Aplikacioni pretendon të jetë një “hapësirë private” për çiftet që të bisedojnë, por duket se nuk ka encryption të shërbimeve si whatsApp. Përkundrazi, Tuned ka të njëjtën politikë të të dhënave si Facebook, e cila lejon kompaninë të mbledhë komunikime dhe sjellje të tjera për të synuar reklamat te përdoruesi. Kjo politikë e të dhënave mund të tregojë që përdoruesit janë më pak të prirur për të dërguar informacione personale apo foto private përmes aplikacionit. Aplikacioni është në dispozicion vetëm për përdoruesit e iOS në SHBA dhe Kanada dhe nuk kërkon një llogari në Facebook për ta përdorur atë.