Albspirit

Media/News/Publishing

Alketa Vejsiu: Mesazh për Mirënjohjen

Image may contain: 1 person, flower and outdoor

Jam mirënjohëse për dashurinë!
Jam mirënjohëse që unë dhe familja ime gëzon shëndet dhe jam më shumë se kurrë e ndjeshme ndaj atyre që luftojnë për jetën dhe atyre që si profesion kanë “të shpëtojnë jetë”.
Ndjej një vlerësim të veçantë për të gjithë ata që kanë “dhuruar” në të madhen apo të voglen e tyre këtë periudhë, për ta bërë botën një vend më të mirë! Më prek thellësisht çdo akt njerëzor ku njerëzit japin pa pritur asgjë në kthim!
Ndihem mirënjohëse për ata që sot punojnë për ata që janë në shtëpi që ta kenë të lehtë dhe normale karantinën!
Ndihem mirënjohëse që mami dhe babi “jetojnë”dhe që mund t’i telefonoj dhe t’ju them sa i dua!
Jam mirënjohëse që kam ata pak miq të vërtetë që më shkruajne dhe pyesin “Si Je? Na mori malli”!
Jam mirënjohëse që kam realizuar një pjesë të endrrave të mia dhe qe kam ndihmuar plot të tjerë të realizojne ëndrrat e tyre!
Jam mirënjohëse që kam pasur mundësinë të provoj shijen e “humbjes, dështimit, rrëzimit”, sepse nga keto emocione kam mësuar të shijoj dhe vlerësoj fitoret! (dështimi është çmimi që paguajnë fitimtarët, por është shumë më mirë sesa të rrish në kolltuk pa bërë gjë duke gjykuar jetën dhe sfidat e të tjerëve).
Jam mirënjohëse që marr dashuri nga ata të cilëve ju jap dashuri! Nuk më duhet dashuria e të gjitheve dhe nuk jetoj si funksion i të tjerëve për të marrë pëlqimin e tyre me çdo kusht! Jetoni fort për veten tuaj dhe ata që janë qendra e botës suaj!
I jam mirënjohëse kolegëve me të cilët bëj biznes dhe që në këto ditë të vështira janë pranë meje siç une kam qenë gjithmonë pranë tyre në të mirë e në të keq e që më kujtojnë që dorë për dore do ia dalim të gëzojmë rifillimin pas kësaj periudhe të çuditshme!
Ju jam mirënjohëse të gjithëve ju që nuk ju njoh fare e më njihni shume pak, dhe ju siguroj që me energjinë tuaj të mirë mbërrini në zemrën time!
Ju uroj ; Gëzuar Pashkët në pritje të shumë festave të tjera për të cilat do këndojmë, vallëzojmë dhe do festojmë, sepse e ardhmja do të shkëlqejë më e bukur se kjo pranverë e heshtur ku fiks si dallëndyshet jemi mbledhur të gjithë tek ajo që mbetet dhe ka më shumë vlerë; Foleja jonë!
Ti për çfarë ndihesh mirënjohës?

Please follow and like us: