Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi

Podgoricë, 12 prill 2020 – Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije, është arrestuar të dielën në Podgoricë.

Mitropoliti Amfilohije është arrestuar pas liturgjisë së mbajtur në kishën ortodokse në lagjen Zllatica të Podgoricës, të cilën e ka udhëhequr ai.

Bashkë me të janë arrestuar edhe tre priftërinjë të tjerë dhe një grup besimtarësh që kanë marrë pjesë në liturgji, për shkak se e kanë shkelur vendimin që ndalon ritet në objektet fetare publike. Ky vendim është marrë në kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së epidemisë së koronavirusit në Mal të Zi.

Please follow and like us: