Romeo ÇOLLAKU: Ushtria
Eh të ngjante jeta sadopak
me shërbimin e detyrueshëm ushtarak
do t’ia duke shtrënguar dhëmbët
duronim çdo vuajtje,
drobitjen për fasulen dhe
për ponçën e përditshme, artritin
kërcëllitës të vetmisë dhe zgjedhën e qafores
së kujtimeve dhe pandehmën se u shfaq në kthesë
autoboti i mbushur me dashuri dhe shpresë,
sypafjetur do përgjonim në kullën e vrojtimit
në pritje të asnjë armiku dhe të asaj
trëndafilisë që veç horizonti i detit di ta shkredhë.
Dhe dita dita kur të vinte e lirimit
ora për t’u kthyer nga ia behëm,
do brohorisnim «Iku daja!
Iku daja!» mbi karrocerinë
e një kamioni të etertë.
Please follow and like us: