Vdes aktorja e famshme, e njohur mjaft edhe në Shqipëri
Patricia Milardet ka ndërruar jetë sot në moshën 61 vjeçare pas një ataku kardiak.
E njohur nga mbarë shqiptarët dhe më gjerë, si Silvia Conti, Milardet do të mbahet mend për rolin e saj të rrallë në serialin italian Oktapodi, “La Piovra” bashkë me të mirënjohurin tjetër Michele Placido në rolin e Komisar Katanit.
E ndjera Patricia Millardet ishte një aktore franceze, e lindur me 24 mars 1959 në Francë.
Ajo ishte shumë e famshme edhe në Itali, sidomos me rolin e gjykatëses Silvia Conti në filmin ‘Oktapodi’. Ka luajtur edhe në serialin ‘E bukura e grave’. U martua më 1989 me Randy Casterman dhe më pas ishte divorcuar.
Please follow and like us: