Albspirit

Media/News/Publishing

Azgan Berbati: Letërsia dhe teknologjia

Azgan Berbati: E dua Tropojën, e dua Shqipërinë! - Albspirit

Ese

 

Monotonia i çmend njerëzit dhe i zhvesh nga ajo përqasja e zakonshme, ua shpëlan imunitetin që është ndërtuar për të ruajtur psikologjinë.
Por, kjo ndodh vetëm atëherë kur njerëzit adoptohen me të keqen.
Pra, kur ata nuk tentojnë të përmirësojnë psikologjinë, mendimin, formimin dhe konsolidimin e tij.

Ekziston një mesazh i madh dhe i qartë për të na bërë koshient që kemi krijuar një modernizim delikat, me efekte anësore dhe ç’është më e rëndësishmja s’kemi shpikur asgjë përtej të zakonshmes, për t’i vënë emrin shpikje, madje as modernizim të mirëfilltë s’kemi krijuar.
Jemi gem i një sistemi të kalbur, në krejt kuptimin e fjalisë.

Për t’a kuptuar më thjeshtë:
Le t’i referohemi faktit të trishtë që sot; më shumë shkruhet se sa lexohet, madje leximi është mbërthyer nga një agoni e thellë, e cila thekson zbehjen së bashku me mendimin e njeriut.
Kjo vijë trishtimi dhe thellim-zbehjeje trashet deri në tragjedi; kur evidentohet tek ata, kultivuesit e dijes, arsimtarët dhe bëhet kronike, duke gërryer nëpër breza deri në shkatërrim.
E si “ngushëllim” dhe për ironi të madhe, kjo kategori ndodhet aty ku imagjinohet profili ynë, përfaqësia jonë.

Mesazhin e madh më vjen t’a shpreh, si pasojë e asaj ç’ka pjesa dërrmuese manifeston për ditë, duke definuar në një monotoni lodhëse, pesimiste, të importuar nga grupe, të cilat nuk i lidh gjë me leximin, as shkrimin, duke e injektuar dhe trashëguar kështu.

Megjithatë, letërsia ka shumë armiq, shkenca dhe libri në tërësi.
Që të shpjegohet, letërsia (dhe jo vetëm) duhet studiuar, megjithëse kam njohur njerëz, të cilët (gjasme) shpjegojnë pa studiuar atë për të cilën flasin dhe mendojnë që e zotërojnë më së miri.
Ky është armiku që vret, pra veten dhe librin njëherësh, përfshirë edhe shumë, shumë të tjerë!

Për t’a lidhur pak dhe me teknologjinë; një profesor në universitetin e Harvardit kishte vërejtur që libri i parë i ka ardhur njerëzimit në tablet. (Epi i Gilgameshit), 4000 vite më parë.
Tableti edhe sot prezanton njohje librash, nëse duam ne të njihemi…
Gjithsesi, libri i gjallë në duar është vërtetë i gjallë dhe jep përherë gjallëri, ndryshe nga ekranet, sepse përmes këtyre të fundit humbet një pjesë, e cila sublimon shpirtin dhe mendjen e lexuesit.

Ja pra se ne nuk jemi shpikësit e mëdhenj!

Kështu, përdorimi i teknologjisë ka marrë përmasat e ekzagjerimit, duke e bërë lumin e kthjellët të mendimit, krijimit, studimit, më viskoz dhe më të turbullt.
Mënyra e manifestimit të krejt asaj që njerëzit shprehin dhe lançojnë në rrjetin social; është embrionalisht identike dhe e lakmueshme mes njëri-tjetrit, (për këtë arsye e gjendur shpeshtësisht) mes atyre pra, armiqve të librit, të leximit, të atyre që shkruajnë dhe përsërisin atë që kanë shkruar dhe kërcejnë gëzueshëm nga tingujt e verbo-shurdhët që prodhon kjo orkestër!

Pra, s’qënkëmi ne shpikësit e mëdhenj.

Referuar gjithmonë aktualitetit, edhe karantina është një metodë e hershme, aplikuar në mesjetë dhe aplikohet sërish sot si mbrojtja më e madhe e momentit.

Ja pra!…

Please follow and like us: