Luan Memishaj: Musa Demi, Çamëria
Musa Demi (1878-1971), ishte atdhetar shqiptar dhe shkrimtar. Ishte një nga luftëtarët kryesorë të Zgjimi Kombëtar Shqiptar, në krahinën e Camërisë dhe në Shqipëri.
Ai burrë, që s’pati prehje,
Natë e ditë për Shqipëri,
Ngjeshur koburen në brez,
Futur dhe librat në gji.
E kish lindur Çamëria,
Atë trimin e pamatë,
Musa Demin nga Filati,
Degë lisi i Dematë.
Çamëria jonë martire,
Ti je, një krahinë me fat,
Gurrë trimash dhe me penë,
Buroi ky fisi Demat.
Ligjëroi shqipen e nënës,
Gjuhë bilbil në vendet tona,
Penën, ti e bëre plumb,
Plumbat seç i bëre shkronja.
Ty të hodhën edhe prangat,
Në ato burgje kalaje,
Ti këndoje këngën tënde,
Nëpër libra, abetare,
Të prangosën duart, lidhur
Por kurrë jo, shpirtin tënd,
Se plagë e mëmëdheut,
Për Shqipen ty Musa të dhëmb!
Ti i bën nder historisë,
Në ballë të ka Shqipëria,
Prandaj kënga na buron,
O Musa Demi, Çamëria.