Albina Deda: Ndryshimet në Kodin Penal, kërcënim i rëndë për demokracinë!
Kryeministri Rama në Kuvend.
Miratimi nga parlamenti i krimit dhe dallkaukëve, i ndryshimeve në Kodin Penal, përbën një kërcënim të rëndë për demokracinë, lirinë e të drejtat kushtetuese edhe pse u kundërshtua me argumente gjatë këtyre ditëve.
Në vendin tonë dhomat e paraburgimit dhe burgjet janë jashtë çdo standarti dhe as që bëhet fjalë për masa të higjenës dhe kujdesit shëndetësor apo psikologjik, sipas standarteve të përcaktuara nga OBSH-ja, ndërkohë që deri tani nuk janë siguruar nga shteti masa karantine, për situatën Covid -19.
Këto ndryshime në Kodin Penal janë diktuar për nevoja të tjera që nuk kanë të bëjnë me emergjencën për shkak të pandemisë të shkaktuar nga Covid -19, por janë interesa të tjera që synojne të mbajnë nën panik, të dëmtojnë e çojnë gjithë vendin drejt diktatit.