Albspirit

Media/News/Publishing

Leon Lekaj: PIANOJA

 

Libër poetik nga Leon Lekaj "Stinët e Andërrueme të Kthimit ...

Për ditën kur morën pianon mbas arrestimit të tim ati

 

Pianoja nuk klithi

Kur duar hamajsh

E ngritën.

Veç tingujt, si fjolla të tejdukshme

Pështjelluan ajrin.

Të çuditur.

Prej marrëzisë njerëzore.

 

Se kish të lehtë

Të përshtatej me zbritjen

Nën pikëllimin e syve që ndiqnin

Ikjen e heshtur pa kthim.

 

Një tel diçka tha për padrejtësinë

Me zë të fortë

Tendosi muskujt e zemërimit

Në shenjë proteste

Dhe u vetëflijua..

Vetëm atëherë pianoja klithi

Me tingull si fillim requiemi…

Përvajshëm!

E më la kujtim një copë shkalle të thyer

Që ta shihja çdo ditë

Kur ajo të më mungonte.

Please follow and like us: