Albspirit

Media/News/Publishing

Polivios Dhimitrakopoulos: EROSIT

Πολύβιος Δημητρακόπουλος: θεατρικός συγγραφέας, ποιητής ...

O i mallkuar! qё dynjanё tё tёrё nё dorё e vure!
Pёr ty shpёrthen çdo shamata, pёr ty zbrazen kobure,
e katandise kёtё tokё njё ndyrёsi, lanete,
e bёre mё tё poshtёrёn ndёr yje dhe planete.

Ty monumente tё blatojnё mbarё popujt hera herёs
gjithё ata lolo e dordolecё qё i thonё vetes njerёs,
dhe porsi bagёti pёr ty vriten e luftra nisin,
nё vend qё dёrmёn tё tё vёnё, nё djall tё tё degdisin!

Ti ndeze flakёn nё çdo anё, ngado ushton gjёmimi,
e çove deri n’ atё pikё sa brirёve u ra çmimi,
ti bёre gjёmёn, llahtarinё, humbet qeni tё zonё
e gjel’ i ngratё qё nuk merr vesh pёr cilёn pulё kёndon.

I bёre pulat tё mos dinё se ku e kanё folenё,
tёhu lёshojnё tё klithurat, gjetiu kokovenё.
Dhe mendj’ e femrave pёr ty, yrysh pas berihait
sa nis sfumohet dalёngadalё vetё raca e babait.

Pёr ty dhe djali lё shtёpinё dhe ikёn e merr dhenё
edhe humbet nёna fёminё, fёmija ngel pa nёnё:
pёr ty dhe shtamba niset shkon nxitimthi drejt burimit
e shko e eja, eja shko, harron rrugёn e kthimit.

Pёr ty dhe uji qё ёshtё ujё, gulçon tek nxjerr merakun,
e merr tenxherja rrokullimnё të vejë të gjejë kapakun.

Shqipëroi: Arqile Garo

Please follow and like us: