Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: KËNGA E CIGANËVE

Me te bardhe, si ciganet - Content, Fashion, Trends - ikub.al

 

Ne s’kemi parti,

ne s’kemi pushtet,

Por jetën e shkojmë,

këngë edhe gërnet.

 

Edhe pse të varfër,

dimë t’a bëjmë qejfin,

dhe nuk na plas fare,

kush e ka pushtetin.

 

Rritur me mjerim,

oor dhe me muzikë,

koronavirusi,

neve na ka frikë.

 

Tingujt e klarinës,

na zgjojnë që pa gdhirë,

jemi fukarenj,

po ama, të lirë.

 

Gjëmon klarineta,

në sheshe, në rrugë,

me një shportë që shesim,

blejmë për një javë bukë.

 

Nuk duam doktor,

nuk duam ilaçe,

për të ngrënë 10 veta,

na mjafton një paçe.

 

Zbathur përmbi baltë,

zbathur përmbi gurë,

luks dhe salltanete,

ne nuk duam kurrë.

 

Sot që kemi hamë,

sot që kemi pimë,

se çdo ndodhi nesër,

nuk duam t’ia dimë.

 

Në kasolle flemë

dhe presim mëngjesin,

në kasolle lindim,

në kasolle vdesim.

 

Hamë atë që kemi,

bukë a trahana,

aty puthim burrat,

aty flemë me ta.

 

Në kasolle dimrit,

shtrirë në bar në verë,

e gjithë jeta jonë,

aheng i paprerë…

Please follow and like us: