Albspirit

Media/News/Publishing

Regjimi i Iranit i fsheh shifrat për koronavirusin, si dhe fajësinë e vet

Iran's coronavirus fatalities increased day by day

Po të gjykosh nga shifrat zyrtare të publikuara nga regjimi iranian, Irani po vuan aktualisht një nga dhjetë krizat më të rënda të koronavirusit në botë. Por llogaritjet zyrtare si për numrin e vdekjeve, ashtu edhe për numrin total të rasteve, janë tepër të dyshimta. Raportimet e pavarura tregojnë se kriza në Iran mund të jetë më e rënda në botë. Shkalla e plotë e impaktit tek iranianët mund të mos merret vesh deri shumë kohë pas mbarimit të pandemisë, nëse një monitorim ndërkombëtar i papenguar nuk arrin të çajë barrierën e keqinformimit nga regjimi klerikal.

Ta dini mirë, shifrat e ulëta zyrtare të Iranit nuk janë thjesht rezultat i testimeve të paplota apo ritmit të ngadaltë të mbledhjes së të dhënave për të gjithë vendin. Regjimi ka gënjyer qëllimisht që në fillim për situatën në mënyrë që ta mbrojë reputacionin e vet dhe të përparojë drejt qëllimeve të tij.

Kjo tendencë nisi me një fshehje të plotë të rasteve të para të infektimeve me koronavirus. Muajin e shkuar, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) arriti të shtinte në dorë disa dokumenta nga Organizata Iraniane e Emergjencave Kombëtare, të cilat tregojnë se disa punonjës të ambasadës kineze ishin shtruar në spital, të dyshuar për infektim me koronavirus. Raportet e para të këtij lloji janë regjistruar jo më vonë se javën e fundit të janarit, e megjithatë, autoritetet e regjimit nuk bënë asnjë deklaratë zyrtare për shpërthimin e Covid-19 në Iran deri më 19 shkurt.

Por edhe atëherë – dhe ndonëse të paktën dy pacientë kishin vdekur – regjimi bëri të pamundurën për ta paraqitur situatën si jo shumë të rrezikshme para publikut. Udhëheqësi Suprem i regjimit, Ali Khamenei, shkoi madje deri aty sa t’i shpërfillte shqetësimet shëndetësore të publikut e t’i quante produkt të propagandës e luftës psikologjike të “armiqve” perëndimorë. Ai së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit i nxiti fuqishëm iranianët e të gjitha moshave dhe gjendjeve shëndetësore që të merrnin pjesë në zgjedhjet e rreme parlamentare më 21 shkurt.

Për më tepër, regjimi e kishte lehtësuar gjithashtu përhapjen e shpejtë të koronavirusit dhjetë ditë më parë, kur dha urdhër që punonjësit e qeverisë të merrnin pjesë në festimet e 41-vjetorit të Revolucionit. Banorët e varfër të zonave rurale u paguan për të shkuar në Teheran për të marrë pjesë në po këto evente, duke bërë që ata ta merrnin koronavirusin e ta transmetonin në komunitetet e tyre lokale, para se shumica e njerëzve të ishin në dijeni të ekzistencës së tij.

Siç ka thënë presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Znj. Maryam Rajavi: “Sot, ndryshimi i regjimit në Iran është i domosdoshëm jo vetëm për lirinë dhe demokracinë në këtë vend por gjithashtu për shëndetin e çdo iraniani dhe për mbrojtjen e shtëpive, qyteteve e fshatrave të tyre ndaj fatkeqësive natyrore.”

Please follow and like us: