Albspirit

Media/News/Publishing

Isida Mollaymeri: Natyra, liria ime!

Image may contain: 1 person, standing, tree, outdoor and nature

Natyra…

Malli i vetëm që ndjej këto ditë…

Dëshira e vetme që kam…

Ajo që, pavarësisht gjithçkaje që ndodh, është e vetmja që zotëron lirinë…

Ajo që bëhet më e bukur çdo minutë që kalon…

Ajo që s’plaket kurrë …

Ajo që tregon se koha është thjesht një limit që ne i vëmë vetes…

Ajo që s’kërkon asgjë dhe na jep gjithçka…

Ajo që na shëron vetëm me një shikim, vetëm me një frymëmarrje…

Në këto ditë të mbyllura ajo është liria ime…

Please follow and like us: