Albspirit

Media/News/Publishing

Modelja izraelite Moran Atias, shembull i humanizmit

Modelja dhe aktorja izraelite Moran Atias është një nga vullnetarët që ofron ndihmë në repartin e pacientëve me koronavirus në spitalin Ichilov në Tel Aviv.
Atias, deklaroi se vendosi të ndërmerrte këtë hap, pasi pa një video me karvanin e gjatë të arkivoleve në Itali. Ajo u kthye në Izrael nga Los Angeles një muaj e gjysmë më parë për të qenë më afër familjes së saj gjatë shpërthimit të pandemisë.


Modelja është filmuar duke ndërruar çarçafët dhe duke marrë ujë për pacientët, ndërsa ishte e mbuluar maskë dhe veshjen e posaçme mbrojtëse.
Si një ambasadore e paqes, Atias ka qenë edhe në Haiti për ndihmë humanitare pas tërmetit të vitit 2010 atje. Anat Gafni, i cili është drejtuesi i shërbimit vullnetar në spital, i tha TV N12 se për shkak të infeksionit të lartë të koronavirusit, shumë nga njerëzit vendosin të mos rrezikojnë shëndetin e tyre, duke e cilësuar Atiasin një rast të rrallë. “Unë mendoj se jam në gjendje t’u jap njerëzve një shans për të parë që ata mund të bëhen vullnetarë”, tha Atias. “Një shans për t’u përqëndruar në gjëra të tjera përtej asaj që unë vesh”. Atias aktroi në shfaqjen FX 2014 Tyrant dhe dhe ka pozuar për revistën “Maxim”.

 

Please follow and like us: