Mihane Hoxha: Pozitiviteti, dashuria, sinqeriteti për njëri-tjetrin na bën njerëz të mirë!
Pozitiviteti, dashuria, sinqeriteti për njëri-tjetrin na bën njerëz. Njerëz të mirë!
Nuk arrij ta kuptoj sesi investoni në veten tuaj duke u bërë militantë partie. Si ka mundësi që shpirtin tuaj e ushqeni me energji negative dhe racionalizoni me dëmet që sjellin fatkeqësi tek tjetri, vetëm që mendon ndryshe nga ju?!
Të fillojmë një ditë pa menduar për politikë/politikanë të caktuar dhe këtë ta kthejmë në praktikë të çdo dite tjetër.
Të luftojmë për të siguruar paqen mes nesh, por jo duke ia dorëzuar jetët tona një ‘lideri’ apo partie.
Të luftojmë për të tashmen që gjeneratat e ardhshme, vendin e tyre, Kosovën, ta ndjejnë si çerdhen më të ngrohtë e më të shenjtë e cila iu jep shumë mundësi, pa patur nevojë shtegtimin, duke kaluar gjithe jetën me përbuzje…
Të luftojmë të bëhemi njerëz të ndershëm, pa patur nevojë të puthim tokën ku shkel këmba e ‘liderit’, por të mos e ndiejmë as frikën e hijës së ‘liderit’!
Siç, thuhet “lideri bie ose vdes, por vendi, Kosova, gjithmonë jeton”.
Së bashku me Kosovën, të rritemi duke u bërë ombrellë që mbulon vetëm të mirësi!
Policia e Malishevës po iu jep zemër qytetarëve, për ta mundur koronavirusin