Albspirit

Media/News/Publishing

Nardi Olli: Në emër të frikës duan edhe zyrtarisht të legjitimojnë vendosjen e diktaturës

Tashmë, në emër të frikës, duan edhe zyrtarisht të legjitimojnë vendosjen e diktaturës. Një pyetje kam për adhuruesit e Kushtetutës sa në Presidencë dhe këdo që vetëquhet opozitë: Kanë ndonjë mendim për këtë akt skandaloz të qeverisë shqiptare apo i mbyllën pazaret on-line në të famshmin takim të Këshillit të Sigurisë! A do na tregoni edhe ndonjë vendim tjetër të ndonjë vendi europian që heq dorë nga respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut apo do të jeni bashkëpërgjegjës në këtë akt të paprecedent, që nga koha e rrëzimit të diktaturës komuniste? Jo se ka më rëndësi për shqiptarët, që e kanë kuptuar lojën, por formalisht të paktën të keni ndonjë reagim formal, sa për sy e faqe! Apo edhe këtë aspekt e keni vendosur në karantinë????!!!! Ta gëzoni edhe zyrtarisht diktaturën bashkëqytetarë!!!! Nesër mos u justifikoni me panikun se nuk i bëhet vonë askujt!!!!

 

Vendimi skandaloz i qeverisë shqiptare/ Tërhiqet nga Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut, asnjë vend perëndimor nuk e ka bërë (ja me kë krahasohemi)

Please follow and like us: