Albspirit

Media/News/Publishing

Silvana Begaj: Uria vret më shumë se pandemia!

 

 50 years since the assassination of Martin Luther King Jr, his ...

Mund të mos jemi përgjegjës për situatën në të cilën ndodhemi, por do jemi përgjegjës nëse nuk bëjmë asgjë për ta ndryshuar!  Martin L. King

 

Qeveria shqiptare mori masa drastike të menjëhershme për izolimin e Covid-19 dhe këto veprime e vendime kanë qenë të duhura për ruajtjen e shëndeti të qytetarëve. Shumë pak të infektuar, por… a nuk është uria më e tmerrshme se pandemia?  E them këtë sepse masat e izolimit tërësor duhen shoqëruar me masa ekonomike të plota, eficente dhe gjithëpërfshirëse deri de kufijtë e minimumit jetik. Aq më tepër mos harrojmë se shumica e qytetarëve shqiptarë jeton në kufij dhe nën kufijtë e minimumin jetik. Me polici, ushtri dhe gjoba është mënyrë jo më e mirë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Së fundi, qeveria i hoqi gjobat, por a nuk janë këto veprime të një armate të tërë punonjësish të administratave te institucioneve të ndryshme pa kurrfare efektiviteti e me kosto të lartë?!

Izolimi i plotë cenon lirinë themelore të njeriut .(Kjo masë mund të përdoret në një periudhë emergjente afat-shkurtër).

Problemet ekonomike, në përputhje me izolimin nga qeveria shqiptare, nuk janë realizuar me zgjidhje të kënaqshme. Si një “nënë” e mirë çdo qeverisje ka për detyrë të kujdeset për mirëqënien e qytetarëve te saj. Por çfarë ka bërë qeveria shqiptare? Disa biznese të vogla do të ndihmohen, gati 20 % e tyre. Bizneset e mëdha do marrin ndihmë vetëm në 2 fusha: turizmi dhe fasoneria. Po të tjerët? Si mund të punonin sektorët e tjere kur u ndalua lëvizja e njerëzve dhe e mjeteve, e furnizueseve etj.  E thënë ndryshe, një punonjës me të njëjtin nivel page që punon në një biznes të madh nuk përfiton mbështetje ekonomike si një punonjës që ushtron veprimtarinë një biznes të vogël. Pra familje me nivel e nevoja të njëjta kanë trajtim të ndryshëm nga shteti për shkak të izolimit. Ky do të jetë viti më i vështirë e me influenca në rritjen e varferisë në familjet shqiptare,

Izolimi i njerëzve pa ndihmë të barabartë do të rrënojë ekonominë familjare, mirëpo siç thotë Napolen Bonaparti “Stomaku bosh nuk ka as bindje e as frikë”.

Ata që janë të papunë nuk kanë asnjë të drejtë të kërkojnë para nga shteti. Ata të cilët kanë punuar në të zezë përfitojnë vetëm nëse denoncojnë punëdhënësin, sipas një deklarate  denoncuese. A i merr kush këto për zgjidhje serioze dhe humane? Kjo deklaratë është e pa vend e që mund të sjellë dy pasoja:

  • Kush do të shkatërrojë dikë e ka në dorë sot;
  • Si temperamente sanguinë që jemi shumë syresh do të bëjë që të lindin konflikte që në vendin tonë nuk do ndonjë arsye të madhe të fillojnë dhe rrisin numrin e vrasjeve.

Çdo gjë në Shqipëri është e lidhur me politikën duke e bërë dhe automatikisht përgjegjëse për çdo sukses apo dështim.

Pse duhet të ndahen ushqime për disa familje duke rritur kosto të panevojshme dhe jo të përcaktohet me vendim qevertar një minimum jetese në lekë për çdo familje në nevojë?

Pse problemet grumbullohen dhe zgjidhen nga një zyrë e vetme për gjithë vendin? Shërbimi dhe dora e qeverisë duhet të shtrihet në çdo skutë të vendit edhe në fshatin më të largët.

Shteti duhet të funksionojë me kapilaritet të plotë e të mbulojë çdo skaj e familje të vendit.

Si ka mundësi që gjithçka kërkohe në mënyrë dixhitale kur ka familje në fshatra që nuk i kanë kurrsesi këto mundësi?

Në Shqipëri ka ardhur koha të ketë dhe të përcaktohet me ligj një minimum jetik. A nuk është e drejta e çdo individi të ketë ushqim në tavolinë, çati mbi kokë dhe para për të mbijetuar? A nuk do të ulte kjo numrin e vjedhjeve, krimit, divorceve, depresionit etj?

Dhe mbi të gjitha nuk do të ulte kjo ikjen masive të shqiptarëve nga vendi i tyre?

Minimumi jetik është vendosja në vend e dinjitetit të çdo qenie njerëzore. Minimumit jetik është kuota financiare minimale, që i duhet një personi pa të ardhura e në varfëri ekstreme, për të mbajtur frymën gjallë. Vendosja e minimumit jetik është nevojë dhe domosdoshmëri për një shtet që dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian! Duhet të dimë, që paga mimimale dhe minimum jetik nuk janë e njëjta gjë. Një tjetër mënyrë që përdorin edhe shtete të ndryshme evropiane, si për shembull Kroacia, është ajo e kompensimit ose e dhënies falas të disa shërbimeve që shteti i ka si ekskluzivitet të tijat. Përmendim këtu dhënien falas të shërbimit të transportit publik, apo përjashtimin nga disa lloje taksash.

Qeveria nëpërmjet politikave të ndjekura gjatë mandatit të saj bën rregullatorin e rritjes së ekonomisë, mirëshpërndarjes të të ardhurave dhe kjo kryehet me shumë transparencë. Por pse Shqipëria mbetet pa ekonomi të zhvilluar dhe në kufijtë e varfërisë e prapambetjes? Mos harrojmë që jemi një vend i pasur me pasuri nëntokësore dhe sipërfaqësore, me mundësi të lakmueshme turistike, me mundësi për një bujqësi intesive. Këto duhet t’i ketë përparësi qeveria shqiptare. Burimi i parave në vendin tonë administrohet nga shoqëritë e huaja si pasuritë e nëntokës, bankat, siguracionet etj. Natyrisht nuk duhet të jemi një vend i mbyllur, por disa asete janë gjithherë pronë kombëtare. Ndryshe nga ky parim, qeveritë shqiptare kanë shkuar deri atje sa dhe punimet e mëdha publike u jepen të huajve të cilët i realizojnë me shqiptarët që i përdorin si skllevër dhe shteti asnjëherë nuk u del në mbrojtje. Ne nuk duhet ta pranojmë më varfërinë e qytetarëve tanë në një vend të pasur me mundësi e resurse. Por këto resurse e pasuri kërkojnë menaxhim largpamës dhe efikas. Këtë e bën një qeveri e përgjegjshme, me  idealizëm e patriotizëm.

https://www.faktor.al/2020/04/21/silvana-begaj-varferia-vret-me-shume-se-pandemia/?fbclid=IwAR1ybm8SlZmr91o8xP4Z-6EkJ_nLQcPIuMFOmh4RiZ3ZLeIXVdg_71tIgKs

http://jugunews.net/2020/04/21/varferia-vret-me-shume-se-pandemia/?fbclid=IwAR3KyWo_9jTy8IAsW5qmbZxoXCT367N5UMd9M8nNDWiGBE21B82fCaxxdHk

https://www.botasot.info/opinione/1277133/varferia-vret-me-shume-se-pandemia/?fbclid=IwAR3y3WuNvhrrYj17IOUHHc-AWoD9a95ZFPMKErZx_ZQid3M5m4QKfcQihKc

URIA MË E TMERRSHME SE PANDEMIA

https://www.klinapress.com/varferia-vret-me-shume-se-pandemia/?fbclid=IwAR30NpSh3HMLKwzMjVLz6spGW_LCMu157YA6xdYAzJEqfdTZOoFMxjs7qGk

https://topnews.mk/2020/04/varferia-vret-me-shume-se-pandemia/?fbclid=IwAR0G2hA-PX-MLU0N6SexaKgg8hvI4rPluA851BFLau50Qx8NkZL1TrpILnM

 

http://shekulli.com.al/varferia-vret-me-shume-se-pandemia/?fbclid=IwAR0C9O86YfGMFecZY9Mdf5BXgHYAVZQyVgS2yV5Qoa2Kuafj2k5ZTYaIUFA

Varfëria vret më shumë se Pandemia!

http://zoneelire.al/opinion/varferime-shume-se-pandemia/?fbclid=IwAR1ez3VSA8i_wqURFoNcNeKdSnGbchmYymwZOHDdy0zRzGgiVY8mCrYPsqo

 

 

 

Please follow and like us: