Albspirit

Media/News/Publishing

Bota tronditet nga Covid, 93-vjeçarja kërkon birra

Olive Veronesi, e cila jeton në Seminole, Pensilvani, u fotografua nga një i afërm ndërsa mbante në dorë  një birrë dhe një tabelë ku shkruhej: Më duhen më shumë birra!

Pas potimit të fotografisë, asaj iu mbush shtëpia plot me birra nga kompania e birrës Coors Light në 13 prill.

Në moshën 93 vjeç ajo mund të preket nga sëmundja e rëndë e koronavirusi, përfshirë pneumoni ose vdekje, sipas Associated Press. Kjo grupmoshë është këshilluar të bëjë kujdes shtesë pasi COVID-19 vazhdon të përhapet.

Ky mesazh mjaft origjinal, u hodh në “Facebook” nga stacioni i lajmeve lokale KDKA-TV dhe ka marrë mbi 27,000 pëlqime.

Mesazhi origjinal që u përcoll përmes kësaj fotoje fitoi më shumë se 27,000 pëlqime pasi u postua në Facebook nga stacioni vendor i lajmeve KDKA-TV të Premten.

“Unë kam një birrë çdo natë tani, është diçka që të ndihmon të çlodheni a e dini?”, tha ajo për KDKA-TV.

“Si mund ta marrim adresën e kësaj zonje? Ne duhet ta ndihmojmë këtë zonjë!”

“Është e mrekullueshme dhe padyshim kjo është arsyeja që ajo duket aq e mirë në moshën 93-vjeçare”.

Ishin disa nga komentet në këtë postim.

Sipas stacionit lokal të lajmeve KDKA-TV, njerëz nga e gjithë bota arritën të ofrojnë birra për Verones, por falë Coors Light që nuk ishte e nevojshme.

Please follow and like us: