Albspirit

Media/News/Publishing

David Lega i kërkon Ramës të tërhiqet nga ligji antishpifje

Paketa ligjore “anti-shpifje” e propozuar nga qeveria duket se vijon të jetë në shënjestër të kritikave nga faktorët ndërkombëtarë. Pas publikimit të raportit për lirinë e medias të Reporterëve Pa Kufij, ka reaguar edhe eurodeputeti David Lega i cili është anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme për të Drejtat e Njeriut si dhe raportues për Shqipërinë. Ai thotë se me të drejtë Shqipëria ka rënë dy pozicione në indeksin e lirisë së medias për arsye të paketës ligjore të propozuar nga qeveria.

Me të drejtë Shqipëria ka rënë dy pozicione në Indeksin e Lirisë së Medias të Reporterëve Pa Kufij për vitin 2020. Ligji për median do të përkeqësojë lirinë e shtypit në Shqipëri. Kufizimi i lirisë së shprehjes, informacionit dhe shtypit është i papranueshëm për një vend që aspiron Bashkimin Europian”, shkruan Lega në Twitter.

David Lega

@DavidLega

🇦🇱 is rightly dropping two positions in the @RSF_inter 2020 World Press Freedom Index. The pending media laws would further deteriorate Albanian press freedom. Limiting freedoms of expression, information and press is unaccaptable for an aspiring EU member.

See David Lega’s other Tweets

Kjo është hera e dytë që eurodeputeti Lega reagon lidhur me ligjin e medias. Nga ana tjetër qeveria ka vendosur ti drejtohet Komisionit të Venecias lidhur me këtë ligj pasi ai u kthye në Kuvend nga Presidenti Meta.

Please follow and like us: