Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Nuk mund ta dashurosh dikë vetëm në ditët më të bukura

Image may contain: Haris Vongli, stripes and closeup

 

Ese

 

Të jesh kritik ndaj tjetrit, një sistemi, një vendimi, hipokrizisë e mediokritetit, një realiteti që nuk të përfaqëson, kudo në botë, do të thotë se së pari je kritik ndaj vetes, ndaj sistemit tënd të vlerave, ndaj vendimeve të tua, ndaj angazhimeve që jo gjithnjë nxjerrin në pah integritetin tënd, ndaj tërë botës tënde të brendshme.

Të jesh i kënaqur me veten, është padrejtësia më e madhe që mund t’i bësh aftësisë njerëzore per t’u përmirësuar.

Oh, dija, dhuntitë, talentet, pasionet dhe mundësitë e pa limit që shfaqen jashtë nesh janë oqean zgjedhjesh për të qënë i lumtur.

Të lindësh me dhuntinë për ta vënë në shërbimin më të mirë të mundshëm penën tënde, s’ka të krahasuar me ushtrimin e të shkruajturit diçka të paracaktuar apo dobishme për detyrat që ke mbi tavolinë, brenda një dhome a ca mureve pompoze. Muret më të vështirë për t’u kaluar, nga ku mos jetë e nevojshme të kthehesh pas, janë muret e zemrës. Të mbërrish tek zemra e dikujt, duke dëgjuar zemrën tënde, kupton edhe arsyet përse jetojmë.

Ai që gjen kohën e motivin për të shkruajtur edhe në ditët më të vështira të jetës, më konfuzet, në ambiente me shumë pak të ngjashëm me të, do të thotë se ka lindur me mendjen e penën për të qenë i lirë. I lirë dhe kreativ.

Nuk mund ta dashurosh dikë vetëm në ditët më të bukura. Krahu më i ngrohtë ndihet kur shpërthen në vlera në errësirën më të dukshme, në ditët më të vështira. Aty ka një univers oportunitetesh për të njohur jo vetëm tjetrin, por edhe veten.

Të heshtësh është një stërmundim njerëzor i pamasë, shpirti nuk prangoset dot, për asnjë arsye në botë. E kush mund të shkruaj sot? Kushdo! E kush mund të rrënqethë sot?! Aq pak ndodh rrënqethja sa më mer malli të lexoj mish e frymë.

Please follow and like us: