Albspirit

Media/News/Publishing

Kur balerinat vihen në mbrojtje të pensionistëve

Balet në grevën franceze

Pak kohë më parë, 30 anëtarë të një trupe baleti, të shoqëruar nga muzikantët e Orkestrës Simfonike të Parisit realizuan një performancë para shtëpisë së operës, si shenjë proteste për reformat e pensioneve. Qindra njerëz u mbledhën për të parë performancën 20 minutëshe të balerinëve. E këto reforma të pensioneve do të kenë ndikim edhe tek artistët. Punëtorët francezë kanë pensionet më të mira në botë përmes një sistemi të ndarë në disa grupe. Qeveria e presidentit Emmanuel Macron kishte deklaruar se privilegjet e pensioneve nga sistemi i vjetër është i padrejtë dhe dëshiron një sistem pikësh që kontributet e punëtorëve do t’i trajtonte barabartë. Balerinët në Francë pensionohen në moshën 42-vjeçare dhe marrin një pension të veçantë. Opera e Parisit rekruton dhe stërvit fëmijët nga mosha tetë vjeçare. Pas pensionimit, ata bëjnë punë që kanë të bëjnë me vallëzimin dhe kjo është një mënyrë e mirë për të jetuar një jetë mesatare. Prejse kanë filluar grevat më 5 dhjetor, 45 shfaqje të operës dhe baletit janë anuluar në Paris. Shtëpia e Operës ka njoftuar se për 20 ditë ka humbur tetë milionë euro nga shitja e biletave.

Please follow and like us: