Albspirit

Media/News/Publishing

Nevina Shtylla mes televizionit dhe kinemasë

Nevina Shtylla, është një nga prezantueset më të dashura për publikun. Kjo falë ëmbëlsisë dhe qetësisë që tregon kur flet. E kurorëzuar Miss Shqipëria në vitin 2010, Nevina ka ditur si t’i ngjisë shkallët e karrierës pa bërë shumë zhurmë duke u ngjitur gjithnjë e më lart. Sot e shohim çdo javë në krah të Edi Manushit, tek PËR’PUTHEN. Mirëpo, projektet për prezantuesen nuk mbarojnë aty. Sivjet Top Channel, i besoi maratonën e çmimeve Oscar, një përgjegjësi shumë e madhe për çdo njeri të ekranit. Ndër të tjera Nevina është e angazhuar edhe në një projekt tjetër të cilin na e ka rrëfyer pak më poshtë në një intervistë ekskluzive për Revistën VIP

Top Channel të zgjodhi ty për të ndjekur në transmetim të drejtpërdrejtë ndarjen e Oscar-ve, ishte më shumë kënaqësi apo përgjegjësi?

Mund të them se ishte një ndërthurje e te dyjave por ne ketë rast, përgjegjësia e madhe e shtonte edhe me tepër kënaqësinë. Ne një transmetim live dhe maratone është gjithnjë i vështire sikur dhe thjeshte për te ruajtur te njëjtin ritëm ore pas ore. Ndihem e privilegjuar qe drejtuesit e Top Channel ma besuan ketë projekt prestigjioz.

Si ishte si eksperiencë?

Emocionuese! Kishte kaluar pak kohe që kur kisha  ndierë  për here te fundit entuziazmin e një transmetimi live dhe me kishte marre malli.

E nisim me tapetin e kuq. Revista të ndryshme botërore ishin me sy e veshë mbi yjet që parakalonin aty dhe nisën të bënin listimin e personazheve të veshur më mirë dhe atyre më keq; e ke ti një listë tënden për të dy rastet?

Unë nuk mund ta klasifikoj veten si shumë  të dhënë  pas fashion, e aq me pak te jem kritike, por duke u bazuar në  shijet e mija personale, një nga look-et më të preferuara ishte ai i Scarlett Johansson. Mu duk një stil të cilin do ta kisha zgjedhur dhe vetë me shumë  kënaqësi. Nga ana tjetër, veshja që ndoshta mu duk me pak e përshtatshme  ishte ajo e Billie Eilish. Edhe perse me Chanel dhe e klasifikuar si ndër me të bukurat ose qe i përshtatej tipit te këngëtares, mendoj se nuk ishte e duhura për eventin.

Çfarë të emocionoi më shumë gjatë transmetimit?

Çdo here qe fitues shpallej një nga filmat e preferuar ndjeja një gëzim te madh. Momenti i “In Memorial” ishte pa diskutim shume emocionues për te gjithë shikuesit. Ndoshta mund te përfshi ne këtë përgjigje edhe perfomancën e Eminem. Është një artist qe e vlerësoj dhe dukshëm nuk jam e vetmja.

A ishte filmi fitues i njëjtë me atë që ishte favoriti yt?

Ne këtë edicion beja tifozllëk te madh për dy filma. Për JoJo Rabit, sepse jo e gjithë audienca kishte arritur te vlerësonte fabulën, stilin dhe komedinë e filmit dhe i trembesha një gjykimi jo shume objektiv, por për fat kjo nuk ndodhi. Arriti te merrte çmimet e merituara për aq sa ofronte e përfaqësonte.

I dyti dhe me i pëlqyeri nga unë ishte pa diskutim Parasite, fituesi i madh dhe mese i merituar. Një moment qe është shënuar ne histori tashme dhe qe fal shume shprese për kinematografinë përtej USA.

Po për aktorin dhe aktoren më të mirë ç’mund të na thuash?

Nga dy te përzgjedhurit, jam plotësisht dakord me Joaquin Phoenix si fitues. Nuk kishte asnjë dyshim për këtë. Nga ana tjetër rikthimi i suksesshëm i Renee Zellweger u vlerësua nga akademia. Ne opinionin tim, do te kisha preferuar Saoirse Ronan.

Çfarë mendimi ke për fustanin e Natalie Portman?

Zgjedhje e duhur dhe i shkonte shume fizionomisë  se saj.

Sa filma ke parë ti nga të nominuarit?

Kam ndjekur pjesën me te madhe te tyre ende pa mu besuar ky projekt. Ne javët e përgatitjes plotësova listën e nominimeve ne kategoritë kryesore dhe atyre me te favorizuarve ne kategoritë e tjera.

Ç’mendim ke për Oscarin e këtij viti, a ishte ai në vazhdën e viteve të tjera?

Duke u ndaluar tek fituesi i madh i mbrëmjes nuk me mbetet asnjë kritikë. Të gjithë skeptikeve iu vërtetua e kundërta dhe ndoshta ky ishte një nga ato vite ku do ketë me pak kontestime ndaj fitueseve te çdo kategorie. Nuk mund te them ne 100% por ne mënyre dominuese këtë here opinioni i masës është se statujat shkuan tek fituesi i merituar.

A ndihesh komode në drejtimin e Për’Puthen, në krahë të eksperiencës së Edi Manushit?

Edi pa diskutim është një figure e konsoliduar, karizmatik dhe shume e dashur për publikun. Tashmë mund ta quaj dhe një mik shume të mirë timin, me të cilin është gjithnjë kënaqësi  të punosh. Ndonëse për mua tashme janë bërë 10 vite pjese e televizionit dhe 5 vite ne mediet më të fuqishme e më në  zë  të vendit, ka gjithnjë për të mësuar e për të përmirësuar.

Një projekt të bazuar tek dashuria e kemi diskutuar gjatë me Edin që në sezonin e shkuar. Për fat PerPuthen erdhi ne kohën e duhur e me një format që mori menjëherë vëmendjen e audiencës. Ndihem mire që mu besua mua drejtimi i këtij reality krah Edit qe çdo gjë e bën edhe më komode.

Ti po angazhohesh së fundmi edhe në kinematografi, cilat planet e tua për të ardhmen? A janë ambicioze ato? Ku do ta shohim Nevinën pas Pwr’puthen?

Per’Puthen do të vijoje deri ne fund të sezonit dhe do te rikthehet edhe sezonin e ardhshëm televiziv. Angazhimi ne Tv është full time ndaj me duhet ta menaxhoj kohen edhe mes projekteve te tjera. Aktualisht kemi nisur punën për realizimit e filmit te ri. Do te jete një rikthim i imi ne aktrim ne rol kryesor dhe njëkohësisht do te mbaj edhe pozicionin e producentes. Këtë here behet fjale për një karakter tërësisht ndryshe, ne një zhanër te pa prekur me pare nga unë ndaj jam shume e entuziazmuar. E quaj si një sfide me veten këtë realizim. Detajet do t’ia le një momenti tjetër por shume te afërt./revista vip/

Please follow and like us: