Albspirit

Media/News/Publishing

Hiqet‭ ‬ekipi‭ ‬mjekësor‭ ‬nga‭ ‬pika‭ ‬kufitare‭ ‬e‭ ‬Hanit‭ ‬të‭ ‬Hotit, me urdhër të Edi Ramës!‭

 

Në‭ ‬fillim‭ ‬nuk‭ ‬e‭ ‬besova‭ ‬për‭ ‬një informacion të vërtetë, por kur pati edhe konfirmim mediatik u habita (megjithëse çfarë nuk po na habit këtë kohë!?).
Grupin e mjekëve, të vendosur pranë pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit, portës kryesore tokësore që lidh Shqipërinë me Evropën, e kanë larguar. Tani mund të hyjë pa u kontrolluar kushdo që është bartës i virusit Covid-19.
Në një situatë të tillë jemi vetëm në dorën e bartësit,‭ ‬nëse‭ ‬do të ketë mirësinë të vetëdeklarohet‭ ‬se‭ ‬është i tillë dhe‭ ‬se‭ ‬do të vetëkarantinohet. Çfarë absurdi!
A e imagjinoni, kryeministri që na e shet prej pesë javësh terrorin si masë për të mirën tonë, ai që luan me ne lojën e orareve të lëvizjes si “hapet Bushiqi – mbyllet Bushiqi”, ai që na cakton ditët se kur duhet të dalin pleqtë e kur duhet të dalin nënat me fëmijë, ai që zgjidhjen e situatës na e kujton çdo ditë përmes Facebook vetëm me tre fjalë: gjobë- ndalim-burg, paska hequr ekipin mjekësor nga pika‭ ‬kufitare‭ ‬e Hanit të Hotit.  ‬Ky është‭ ‬shembulli më i qartë ‬se çfarë keqmenaxhimi‭ i ‬është‭ ‬bërë‭ ‬dhe‭ ‬po‭ i ‬bëhet‭ ‬kësaj‭ ‬situate,‭ ‬ku‭ ‬më‭ ‬shumë‭ ‬se‭ ‬me‭ ‬virusin‭ ‬po përballemi me këtë perversitet kryeministror.

Kjo është një prej ‘masave’ që Kryeministri ka marrë për Shkodrën,‭ ‬që t’i ndalë‭ ‬“bombë‭ ‬me‭ ‬sahat”‭ ‬ashtu‭ ‬siç‭ ‬do dhe po kërkon,‭ ‬ndryshe‭ ‬nuk‭ ‬ka‭ ‬sesi shpjegohet mungesa e vazhdueshme e tamponëve, mungesa e masave dhe veshjeve mbrojtëse për personelin shëndetësor të spitalit të Shkodrës, fshehja e të dhënave etj.
Ajo çfarë nuk ka harruar të na tregojë gjithnjë është hakmarrja ndaj njerëzve të lirë e këtë Shkodra e di mirë prej vitesh.

Please follow and like us: