Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi: Një mbështetje profesionale për të rigjetur mirëqënien që ti meriton!

Image may contain: 1 person

Qëllimi im: Të mësuarit si ta ushqeni trupin tuaj ju lejon jo vetëm të qëndroni në formë e pa kilograme të tepërta, por dhe të bëni hapin e parë drejt mirëqënies personale. Një stil jetese i shëndetshëm pa privime dhe ndalime absolute është thelbësor në parandalimin e sëmundjeve të llojeve të ndryshme.

Interesi im parësor është e mira e pacientit: aftësia ime empatike dhe komunikuese është pjesë e profesionit tim. Kuptimi i gjendjes psikologjike të pacientit dhe motivimi i tij gjatë udhëtimit të tij janë baza e punës sime.

Me dietologji kuptojmë gjithçka që lidhet me të ushqyerit. Ushqimi ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me mirëqenien tonë, si në anën fizike ashtu edhe në atë psikologjike. Duke i kushtuar vëmendje asaj që hamë, ne kontribuojmë në parandalimin e sëmundjeve dhe zgjatjen e jetës.

Që një dietë të jetë efektive duhet të jetë e balancuar dhe të plotësojë nevojat e personit, bazuar në moshën, stilin e jetës dhe shijet e tyre.
Një stil ushqimor i saktë duhet të shoqërohet me luftën kundër një stili jetese të ulur dhe tejkalimeve në të gjitha aspektet.

Ka shumë gabime dietetike për shkak të paragjykimeve dhe dezinformimeve ose në çdo rast rritjes së vazhdueshme të formave të ndryshme në fushën e ushqimit, prandaj është e rëndësishme të “edukosh” edhe në lidhje me evolucionin e zakoneve të ngrënies.

Please follow and like us: