Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Njeriu i tredhur nuk i takon asnjë kombi…

Ndue Ukaj: Çmimi Nobel dhe Ismail Kadare - Albspirit

Ndue Ukaj me Ismail Kadare

Ese

Kriza e njeriut me identitet të humbur shkakton çarje e çaraveshje të madhe shpirtërore. Ja çka shkruan shkrimtari Erich Maria Remarque për sojin e këtij njeriu: “Kur është i tredhur, njeriu nuk i takon më asnjë kombi. Ai bëhet kozmopolit”.

Kjo historia jonë e mohimit lidhet me çekulibrat identitar dhe relativizimin e kollajt të gjithçkasë. Njeriu bëhet mohues i historisë, figurave themelore kulturore e identitare, përqurret pas çdo letre ku fabrikohen gjysëm të vërteta, flet për të gjitha temat e mundshme, me retorikë të egër dhe boshe, duke konstruktuar argumente ideologjike…

Prandaj, e kam thënë dhe vazhoj të mendoj se kriza e jonë më serioze, nuk është e natyrës politike, por para së gjithash është identitare. Kjo krizë i shkakton edhe krizat politike, mosbesimin, mosdurimin, manitë, paazotësinë për t’ u bashkuar rreth të mirës së përbashkët.
Kjo krizë e ka molepsë dhe e ka ligështuar moralisht njeriun tonë, e ka zvetënuar dhe ka tkurrë besimin e tij, aftësitë për të gjykuar drejt dhe për të dashur vetveten përpara se t’ i dojë të tjerët.

Po, kriza jonë, i ngjan krizës së njeriut me identitet të humbur, që e tundin edhe stuhitë ma të lehta. Ai zgjohet si nacionalist, paraqitet modern e perëndimor, ditën e bën si kozmopolit, natën si oriental…

Ky soj njeriu lehtësisht përbuz dhe mohon Kastriotin, shpërfill kulturën autoktone, vuajtjet e shqiptarëve nën sundimin osman, justifikon sundimin barbar, shpreh dashuri për armiqtë e dikurshëm. Dhe pastaj, rrëfimi bashkëkohor nënkuptohet: SHBA- të janë si Perandoria Osmane… e gjepura të tilla.

Please follow and like us: