Albspirit

Media/News/Publishing

Një skelet perëndimor në dollap: Çmim Nobel të Paqes për Leninin

Lajme rreth shaban murati – Dosja AL

Shaban Murati

 

Sado e pabesueshme të duket është e vërtetë. Agjencia zyrtare ruse e lajmeve, “TASS”, në 22 prill 2020 zbulon se udhëheqësi bolshevik i Revolucionit Rus të Tetorit 1917 ka qenë nominuar për çmimin Nobel të Paqes në vitin 1918.
Propozimi është bërë nga Ministri i Arsimit i Norvegjisë, Jergen Lavland, i cili ishte edhe Kryetar i Komitetit Shtetëror Norvegjez të Çmimit Nobel për Paqe. Ministri e publikoi propozimin e tij edhe në gazetën “Socialdemokrat”. Kopje të gazetës u porositën nga autoritetet sovjetike të kohës dhe u mbajtën fshehur në arkivat e Muzeut Qendror me emrin “V. I. Lenin” në Moskë, deri sa u vendos publikimi tani në ditët tona.
Propozimi i Çmimit Nobel të Paqes për Leninin kërkonte që bashkë me Leninin çmimi t’i jepej edhe udhëheqësit tjetër bolshevik të revolucionit komunist sovjetik, Leon Trockit.

Si u organizua revolucioni Bolshevik (1917) në Rusi që më pas u bë ...

Please follow and like us: