UÇK është nderi, lavdia dhe krenaria jonë kombëtare
Reagim nga Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
ASKUSH NUK KA TË DREJTË TË PREK NDERIN E KOMBIT SHQIPTAR – USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
Këshilltari i Kryeministrit në deryrë të Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti, Shkëlzen Gashi dje deklaroi para mediave se Dik Marti nuk është antishqiptar dhe se UÇK-ja paska bërë krime lufte. Kjo deklaratë është shumë e dëmshme, tendencioze dhe e papranueshme. Të akuzohet tërësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që është thelbi dhe themeli i lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, është Nderi dhe Krenaria e Kombit shqiptar.
Rezistenca aktive e shqiptarëve ndër shekuj, bartë në vete sakrificat sublime të brezave të Kombit Shqiptar ndër shekuj për çlirim e liri kombëtare e cila kulmoj me UÇK-në. Është vlera më e lartë Atdhetare dhe Kombëtare. Natyrisht Kombi ynë përmes rezistencës së
armatosur dhe luftërave çlirimtare arriti të ruaj substancën etnike, me 90% shqiptarë.
Pavarësisht vrasjeve, dëbimeve masive, burgosjeve, torturave, masakrave, si dhe sjelljes së vazhdueshme në Kosovë të kolonëve serbë nga gjitha viset e ish Jugosllavisë nga regjimi totalitar serb i Millosheviqit, me qëllim ndryshimin e kësaj strukture në dëm të shqiptarëve.
Falë UÇK-së që lindi nga populli dhe luftoj për liri të popullit shqiptar, u ruajt kjo substancë!
Akuzat e Shkëlzen Gashit gjoja për vrasje zinxhirore të civilëve serbë në Kosovë, nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, e deri te Komandantët e UÇK-së, është akuzë e rëndë dhe e qëllimshme ndaj Kryevlerës Kombëtare Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Kosova nuk duhet të qëndrojë mbi thika për historinë e saj më të re pa fakte konkrete dhe dëshmi sepse deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë dhe akceptojmë, janë faktet historike dhe argumentet që flasin.
Aleanca më e fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit “NATO”, ishte mbështetësja dhe aleatja e UÇK-së, në luftën tonë të drejtë çlirimtare, kundër Serbisë dhe kontriboi në largimin e regjimit serb nga Kosova dhe afirmimin e UÇK-së në arenën ndërkombëtare.
Po sjellim disa vlerësime të personaliteteve të larta ushtarake ndërkombëtare për UÇK-në.
Citoj- UÇK-ja, është guerilja më e suksesshme në botë- Wesly Clark, 1999.
UÇK-ë – ishte projekti më i madh i shqiptarëve – Tony Blear, 2005.
UÇK- goditet vetëm nga trilluesit e mëdhenjë – Tim Juda, 2012.
Të gjithë ne si qytetarë dhe si Komb kemi përgjegjësi t’i ruajmë e t’i mbrojmë vlerat tona kombëtare, UÇK,-në në këtë rast.
Kjo nuk nënkupton amnistinë ndonjë krimi eventual e krimi të pretenduar, të ndonjë individi, por UÇK-në si Ushtri Çlirimtare gjithsesi do ta mbrojmë nga pretendime të tilla të cilat janë edhe të rrezikshme edhe të pa pranueshme!
Kërkoj nga Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti që të distancohet nga deklarata të tilla skandaloze dhe të merr masa ndaj këshilltarit të tij Shkëlzen Gashi, i cili paguhet nga taksapaguesit e Republikës së Kosovës dhe i cili bën këso lloj deklarimesh akuzuese tepër të ulta e të dëmshme që dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës dhe si të tilla të pabazuara dhe të trilluara janë sulme ndaj UÇK-së, aq më tepër kur po bëhen në një moment të vështirë politik kur vendi po ballafaqohet me krizën e pandemisë globale dhe krizës politike.
Kemi ndërkohë një Konferencë të parë Ndërkombëtare për Kosovën, Rambujeja si rezultat i faktorit ushtarak në terren që ishte UÇK-ja, e cila ka meritën kryesore që çështja e Kosovës të trajtohet Ndërkombëtarisht dhe që përfaqësues për Kosovën ishte drejtori politik i UÇK-së, Z. Hashim Thaçi, i cili sot është President i Republikës së Kosovës.
Nuk ka të drejtë askush as individ, as institucionalist ta akuzojë dhe njollosë Ushtrinë tonë Çlirimtare.
Në të ardhmen çdo lloj sulmi ndaj vlerave të lirisë dhe shtetit të Kosovës që quhet UÇK, të jetë e dënueshme me ligjet e Kosovës.
Në këto momente kërkoj nga Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, të distancohet publikishtë nga këshilltari i tij dhe ta shkarkoj nga detyra.
Mendoj që deklarata të tilla denigruese ndaj UÇK-së do të përdoren shumë nga Serbia.
UÇK është NDERI, LAVDIA dhe KRENARIA jonë KOMBËTARE!