Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Çitaku i përgjigjet Wellerit. Ja thekset e opinionit të saj të botuar në W.Times

vlora citaku

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i është përgjigjur në gazetën “The Washington Times” sulmeve që iu bënë Kosovës aty në një shkrim ditë më parë.

J. Michael Waller, përmes një opinioni të publikuar në të njëjtën gazetë, ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta braktisin Kosovën, teksa e ka quajtur vendin çerdhe të xhihadistëve, ndër të tjera.

Në shkrimin e saj, Çitaku ka thënë se “Kosova e ka gëzuar gjithmonë mbështetjen dypartiake në Shtetet e Bashkuara”.

“Kur shumë pak njerëz mund ta gjenin Kosovën në hartë, ishte Bush ai që tërhoqi vijën e kuqe, dhe Shtetet e Bashkuara i kanë qëndruar pranë popullit të Kosovës që atëherë”, ka shkruar Çitaku, duke iu referuar qëndrimit të presidentit amerikan, më 1992.

Çitaku ka kujtuar edhe ndihmën e presidentit Bill Clinton, më 1999, teksa Serbia po bënte gjenocid në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara udhëhoqën sulmet ajrore të NATO’s që i dhanë fund regjimit të terrorit në Kosovë”, ka shkruar ajo.

“Edhe njëherë, ishin miqtë tanë amerikanë që na shpëtuan”, është shprehur Çitaku.

“Kur erdhi koha që ne të pavarësoheshim, ishte presidenti George W. Bush, i cili, më 2007, tha: ‘Boll është boll, Kosova e pavarur’. Dihet, Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt, 2008”, ka shkruar ambasadorja e Kosovës.

“Demokracia nuk është e lehtë, por Kosova ka dëshmuar që mundet. Me ndihmën e administratës Obama, vendi ynë ka bërë hapa të mëdhenj drejt të qenët më e integruar në komunitetin ndërkombëtar”, është shprehur Çitaku, ndër të tjera.

Please follow and like us: