Albspirit

Media/News/Publishing

SI TË MENAXHONI STRESIN DHE ANKTHIN NGA COVID-19 DUKE PËRDORUR NJË INSTRUMENT ONLINE

 

Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson se një përqindje e konsiderueshme e popullsisë në të gjithë globin do të përjetojnë stres apo shqetësime të tjera të shëndetit mendor si pasojë e COVID-19. OBSH ofron disa rekomandime të përgjithshme mbi mënyrën e menaxhimit të stresit apo shqetësimeve mendore që mund të zhvillohen në këtë periudhë, gjithsesi mbetet në dorë të vetë individëve, institucioneve dhe organizatave që të marrin masa për parandalimin e përshkallëzimit të shqetësimeve mendore si ankthi apo depresioni si pasojë e frikës nga kontaminimi apo masave shtrënguese për parandalimne shpërndarjes së COVID-19.
Përjetimi i stesit dhe ankthit është një reagim normal në kushtet në të cilat jetojmë por përshkallëzimi në intensitet dhe kohë e këtyre shqetësimeve psikologjike mund të shpie në çrregullime mendore, ndaj është e domosdoshme që shqetësimet të identifikohen dhe të trajtohen sa më shpejt që është e mundur.
Kushtëzimet dhe izolimi i “detyruar” e bën me të vështirë kërkimin dhe marrjen e ndihmës profesionale ndaj është e domosdoshme që vetë individët të bëjnë disa hulumtime mbi metodat bashkëkohore apo përpjekje vetjake për trajtimin e shqetesimeve mendore që mund të kenë.
• Si trajtohen simptomat e ankthit dhe depresionit në kushtet e shtëpisë
Në shumë vende perëndimore aplikohen terapitë online e trajtimit të shqetësimeve mendore të cilat lehtësojnë procesin e marrjes së trajtimit pa shpenzuar kohë dhe para në marrjen e ndihmës sipas metodës tradicionale. Ka disa mënyra për marrjen e ndihmës profesionale online. Këtu, ne do fokusohemi në një metodë specifike e cila po aplikohet sukseshëm prej 3 vitesh dhe në Shqipëri. Roland LalajNikolina BodeGjon PreciIlir MicaAndia MeksiArlinda Cerga. Platforma në fjalë quhet “I Fight Depression” ose “Unë luftoj Depresionin” dhe ka për qëllim që të ndihmoj individët të cilët kanë shenja ankthi apo depresioni. Personat arrijnë që ti vetë- menaxhojnë simptomat e ankthit dhe depresionit nëpërmjet udhëzimeve që jepen nga vete instrumenti online. Përdorimi i saj është mjaft i thjeshtë dhe praktik për të gjithë individët të cilët nuk kanë patur eksperinca të mëparshme të trajtimit.
Plafroma “I Fight Depression” është krijuar dhe menaxhohet nga Aleanca Europiane Kundër Depresionit me residencë në Gjermani. Platforma është e përkthyer dhe kulturalisht e përshtatur në gjuhën shqipe. Të gjitha të dhënat e përdoruesve janë anonime dhe të mbrojtura sipas ligjeve europiane në fuqi.
Duhet theksuar që kjo nuk është një platformë që të mundëson të komunikosh drejtpërdrejt me një profesionist të shëndetit mendor, por është një platformë ka një strukturë të tillë që e udhëzon përdoruesin mbi hapat që duhet të kryejë në mënyrë që të menaxhojë simptomat e ankthit dhe depresionit.
• Si përdoret instrumenti online
Që të përdorni këtë instrument mjafton që të keni një kompjuter apo celular me touchscreen të lidhur me internet. Kujdes! Në mënyrë që të keni akses në instrument duhet që më parë të kontaktoni një profesionist të shëndetit mendor i cili do të vlerësojë nëse ju jeni një kandidat potencial për përdorimin e saj.
Duke qënë se çdo përdorues ka profilin e tij, që do të thotë se cdo individ që dëshiron të përdor këtë instrument online pajiset me nje password të përkohshëm (që më pas e ndryshon sipas dëshirës) në mënyrë që të garantohet ruajtja e të dhënave dhe anonimati i personit që e përdor atë.
• Përse duhet të përdorni këtë instrument online
Përdorimi i këtij instrumenti ka disa avantazhe në krahasim me metodat aktuale të trajtimit:
• Është praktik në përdorim dhe efikas nëse ndiqen hapat e përcatuara.
• Mund të përdoret në çdo kohë dhe kudo që ndodhesh.
• Është i përshtatshem për çdo moshë dhe gjini.
• Është më efikase për individë të clët përjetojnë simptoma të lehta dhe mesatare aktuale të ankthit dhe depresionit.
• Vendosni ju si, sa dhe kur dëshironi të përdorni instrumentin.
• Përdorimi i istrumentit nuk ka kosto financiare.
Për më shumë informacion rreth instrumentit online “I Fight Depression”, njohjes së simptomave të ankthit, depresionit, përdorimi i testeve dhe këshillave të tjera praktike, mund të vizitoni faqen online https://ifightdepression.com/sq/

Për individët që dëshirojnë të përdorin këtë instrument, ju lutem na shkruani në inbox mua dhe Andia Meksi.

https://ifightdepression.com/sq/kerko-ndihme?fbclid=IwAR2FNrTflmBtQka1sdOh4zID-bgBT3-FeEvUgVdX4ttQG8AZY40LRnz-ieY

Please follow and like us: