Haris Vongli: Gjithologët, shkencëtarët e analistët, që kanë pushtuar ekranet e televizioneve tona
Gjithologët, shkencëtarët (inxhinierët), analistët (aktorët), që kanë pushtuar ekranet e televizioneve tona, ndërsa ndonjëri pi edhe cigare live që ta shohin të gjithë (një shembull i admirueshëm për rininë) dhe nuk ndal pavarësisht se moderatori ia kërkon këtë gjë, duke qenë se flasin nga shtëpitë e jo studiot (kohë pandemie) janë shëmbëlltyra e opinioneve domino të shumë shqiptarëve pikërisht për këto arsye:
1. Sepse ftohen në emisione e dëgjojmë ende “opinione”/“politologji” e “filozofi”/demagogji nga shkolla e vjetër që s’është përditësuar dot kurrë, as në mentalitet dhe as ideologji.
2. Sepse ekspertët e duhur të fushave përkatëse (që mjafton një minutë për të kuptuar se janë të tillë) ndoshta nuk arrijnë audiencën që arrijnë dallaveraxhinjtë.
3. Sepse të rinjtë e shkolluar dhe me influencë pozitive nuk vlerësohen sa duhet dhe as besohen siç ndodh në Perëndimin e bekuar qe intelektin e ka të parin, e më pas nevojën për frymëzim e motivim.
4. Vlerat të parat e më pas vjen eksperienca me kontributin në shoqëri, s’para zë vend tek ne.
5. Mungesa e kohezionit shpirtëror është e legjitimuar tanimë.
6. Morali dhe etika nuk kanë shkëlqimin e dikurshëm. Një fjalë goje janë.
7. Me mungesën e së bukurës bashkjetojmë përditë.
8. Nën moton: “…jemi gati kurdoherë”!
Ne realisht kemi ngecur kudo!