Albina Deda: Lehtësimi i masave shtrënguese pas karantinës së Covid 19!
Albina Deda
Disa masa që mund të merren në mënyrë që të përballojmë sa më mirë hapjen mendoj se janë:
- Gjithë personeli shëndetësor në spitalet rajonale dhe bashkiake po ashtu dhe mjekët e familjes që janë porta e parë e kontaktit me pacientët duhet të trajnohen dhe të sigurohen mjaftueshëm mjete mbrojtëse!
- Për popullatën duhet përdorim i detyrueshëm i maskës në mjedise të mbyllura me shumë njerëz si për shembull outlet, supermarket, banka, institucione etj.
- Testim masiv për të gjithë por detyrimisht të personave me risk të lartë infektimi si personeli shëndetësor, policët, farmacistët, stafet e supermarketeve, bankave, postave apo institucioneve të tjera.
- Një masë tjetër është që duhet të ngrihen grupe me vullnetarë për të bërë matjen e temperaturës dhe të saturimeve dhe hedhjen e të dhënave në një database dhe filtrimi pastaj sipas rastit për trajtim të mëtejshëm. Popullata pas gjithë kësaj kohe karantine, të konsultohet nga psikologu, punonjësit socialë dhe personat me rrezik të lartë të shëndetit mendor të diagnostikuar më parë të ndiqen në mënyrë permanente nga psikiatrit.
- Përveç mjekut të familjes duhet që, nëpërmjet medias, të inkurajohen familjarët se si mund t’i ndihmojnë njerëzit e tyre të afërt që kanë shqetësime si dhe të orientohen saktë për çdo gjë pasi sëmundje të tjera përveç Covid 19 kanë nevojë për trajtimin dhe kujdesin e duhur.
Shëndeti është i pari për të gjithë, por njëkohësisht e duam dhe lirinë!
Një nga shtyllat kryesore të jetës është liria dhe bashkëveprimi!
Please follow and like us: