Bedri Blloshmi sjell në një libër Sigurimin e Shtetit në Librazhd (4)
- Zbulimi dhe goditja e grupeve armiqësore
Me daljen e hapur në skenë të revizionimit jugosllav në vitin 1948 e si rrjedhim me prishjen e marëdhënieve me Jugosllavinë, zbulimi jugosllav intensifikoi masat dhe punën e tij subversive ndaj vendit tonë. Përveç futjes së bandave e diversantëve në vendin tonë ai mori masa të shpejta për gjallërimin e rekasionit të brendshëm, sidomos të mbeturinave të organizatës “Fronti i Rezistencës”. Për këtë ai jo vetëm që mori në lidhje agjenturën aktive që kishte rekrutuar, por aktivizoi edhe atë pjesë të agjenturës që i kishte dhënë detyra për të qëndruar vetëm në pritje për të vepruar kur të kishte moment oportun. Krahas kësaj zbulimi jugosllav gjeti si formë efikase në këtë periudhë krijimin e grupeve armiqësore me tendencën organizimin e shtimi të radhëve të tyre dhe në koordinim me ndihmën e jashtme të hidheshin në kryengritje për përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe në rrethin e Librazhdit vepronin 4 grupe armiqsore me 29 persona. Njëkohësisht vepronin në rrethin e Librazhdit dhe nëpërmjet tij hidheshin me zbulimin jugosllav edhe dy grupe të tjera, të cilët qendrën e kishin në Lin të Pogradecit dhe në Gorë të Kavajës, në përbërje të të cilëve ishin 10 persona. Detyrat që merrnin keto grupe nga zbulimi jugosllav ishin të shumta të cilat synonin rritjen e pakënaqësisë në popull, në nxitjen e arratisjeve jashtë shtetit, (këtë e lidhnin edhe me prishjen e marëdhënieve me Jugosllavinë), me krijimin e çetave e njësive që do të kryenin aksione ndaj forcave tona etj, të gjitha këto me pikësynimin kryesor të rrëzonin pushtetin popullor në Shqipëri dhe të vendosnin një qeveri kuislinge e cila do të shfrytëzonte deri në palcë popullin tonë.
Ndër grupet armiqësore të krijuara gjatë kësaj periudhe, më i organizuari dhe me numër më të madh personash është ai i Rrajcës, ku zbulimi jugosllav kohë më parë kishte krijuar rezidenturën e cila më vonë u bë degë e «Frontit të Rezistencës” dhe varej direkt nga komiteti koordinues me qendër në Pogradec. Mbështetjen kryesore për krijimin e këtij grupi zbulimi jugosllav e gjeti tek njerëzit me të kaluar të keqe politike si dhe të predispozuar për të zhvilluar veprimtari armiqsore kundër pushtetit popullor. Kjo rezistencë përbëhej nga 11 veta dhe kryetar kishte Musa Ballshkashin dhe pjesëtarë të tjerë ishin Halil Bozha, Mefail Gega, Sali Hoxha, Gjyladin Halili, Maksut Çollaku, Emin Tarushi, Selim Laçka, Sali Dashi, Sali Vasku dhe Serjan Maliqi. Më aktivë dhe që paraqiste rrezikshmëri më të madhe ishte Halil Bozha, i cili ndiqej me pseudonimin “Surrati”. Në zbatim të detyrave që kishin marrë nga zbulimi jugosllav, në muajin nëntor të vitit 1948, Musa Ballshkashi së bashku me Halil Bozhën kaluan ilegalisht kufirin dhe u takuan me Osman Lamçen të cilit i raportuan mbi përbërjen dhe aktivitetin e grupit të tyre. Në të njëjtën kohë ata muarën detyra dhe udhëzime për intensifikimin e veprimtarisë armiqësore edhe në këto drejtime:
-Të zhvillonin agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor dhe të nxitnin akoma më shumë tendencën e arratisjeve.
-Të krijonin një çetë të armatosur e cila në kohë të përshtatshme do të kryente disa aksione në rrugën automobilistike të Qafë-Thanës duke u rënë në befasi autokolonave ushtarake që do të kalonin.
-Do të mblidhnin informata me karakter politik, ushtarak dhe ekonomik ku periodikisht do t’ja dorëzonin agjentit ndërlidhës Osman Lamçe.
-Gjithashtu muarën udhëzime për koordinimin më të mirë të punës me grupin e Pogradecit, kryetar i të cilit ishte Estref Zagorçani. Duke u nisur nga madhësia, shtrirja dhe aktiviteti që zhvillonte ky grup armiqësor, tani u cilësua si degë e “Frontit të Rezistencës”, e cila mbante lidhje direkte me qendrën në Tiranë dhe me UDB-në Jugosllave. Për realizimin më të mirë të detyrave nga këto dy grupe si dhe për ruajtjen e konspiracionit të punës, dilte detyrë imediate vendosja e një agjenti ndërlidhës midis “Frontit të Rezistencës” dhe UDB-së Jugosllave. Si element më i përshtatshëm u caktua Halil Bozha, i cili bënte pjesë në grupin e Rrajcës. Për këtë më 26. 6. 1949, Halil Bozha shkoi në Tiranë dhe u takua me Isa Xhelon i cili ishte një nga krerët kryesorë të “Frontit të Rezistencës”. Takimi u bë më parullën që i kishte dhënë Estref Zagorçani e cila ishte “mësuesi falnderon”. Mbasi u njohën, Isai e prezantoi me Hamdi Frashërin, i cili mbasi u njoh me biografinë e Halilit si dhe duke parë cilësitë shumë të përshtatshme të tij, e ngarkoi me detyrë që të çojë postën në Komitetin e Strugës (Jugosllavi). Halili mbasi merr të gjitha udhëzimet kthehet në fshat dhe më datën 9. 7. 1949, kalon kufirin dhe shkon në shtëpinë e Osman Lamçës. Aty ai gjeti dy oficerë të UDB-së jugosllave, të cilët i informoi me hollësi për gjendjen dhe aktivitetin e grupit armiqësor. Pastaj ata i dhanë detyra e porosi për krerët e “Frontit të Rezistencës” që vepronin në Shqipëri si dhe i premtuan edhe një herë se jugosllavët janë të gatshëm për ta ndihmuar këtë organizatë me çdo gjë, sepse kështu e kërkonte edhe situata aktuale e krijuar. Në fund ata i dhanë Halilit si shpërblim, për punën që kryente, edhe 25.000 lekë (të vjetra). Me qëllim që t’i zbatonte drejt dhe në kohë detyrat që iu ngarkuan, Halili më vonë kaloi disa herë kufirin dhe çonte dhe merrte postën në UDB-në jugosllave. Pra Halil Bozha ishte një nga ndërlidhësit kryesorë që lidhte organizatën “Fronti i Rezistencës” me UDB-në Jugosllave.
Para kësaj situatë operative të krijuar organeve të Sigurimit u dilnin detyra të rëndësishme dhe urgjente, kjo edhe për faktin se për veprimtarinë armiqësore që zhvillonte organizata “Fronti i Rezistencës” u vunë në dijeni mbasi kjo organizatë kishte filluar veprimtarinë armiqësore, fakt ky që kërkonte që të veprohej me shpejtësi për zbulimin e goditjen e veprimtarisë armiqësore dhe të elementit armik duke prevenuar kështu dëmet e pasojat që do t’i sillnin pushtetit popullor si dhe duke bërë që të implikohet një masë sa më e pakët e personave që lidheshin me aktivitet armiqësor. Për vetë rëndësinë që kishte ky problem, shtrirjen dhe rrezikshmërinë që paraqiste për të ardhmen, puna për zbulimin e goditjen e saj e centralizua me Ministrinë dhe drejtohen nga Drejtori i Sigurimit të Shtetit. Për të zbuluar në kohë veprimtarinë armiqësore të këtij grupi tradhtar, organet e Sigurimit të Shtetit muarën një sërë masash agjenturalo- operative dhe nëpërmjet disa kombinacioneve agjenturale u arrit që të depërtohej në thellësitë të veprimtarisë armiqësore që ajo zhvillonte. Përveç drejtimit të agjenturës ekzistuese në këto zona u realizua edhe tërheqja në bashkëpunim sekret me material shtrëngues si: “Demografiku”, “Oxhaku”, etj. Nga agjentura e zonës si më të përshtatshëm u drejtuan informatorët “Pendkuqi”, “Zhavori hollë”, “Banga e Dardhës” dhe “Gjinari”. Mbasi u studiuan dhe një herë pjesëtarët e grupit, në varësi me materialet që kishin dalë, u arrit në konluzioni puna dhe vëmendja kryesore duhej përqëndruar për përpunimin e shpejtë të Gjyladin Halilit, Selim Laçkës, Selim Karajt e Maksut Çollakut, të cilët ndiheshin si agjentë të zbulimit jugosllav. Tendenca kryesore e pjesëtarëve të këtij grupi ishte forcimi i mëtejshëm i lidhjeve me zbulimin jugosllav, nxitja dhe marrja e masave të nevojshme për realizuar arratisjet në Jugosllavi, si dhe puna e madhe propagandistike gojore dhe nëpërmjet materialeve të ndryshme që vinin nga jashtë për rritjen e pakënaqësisë në popull dhe shtimin e radhëve të tyre. Kjo vërtetohet nga të dhënat e agjenturës që ajo jepte gjatë kësaj kohe për këta elementë. Më datën 30. 8. 1949, bp “Pendëkuqi” raporton se në bisedën që ka zhvilluar me Rexhep Halilin, ky i fundit i ka thënë se vëllai i tij Gjyladin Halili, ka shkuar deri në Tetovë të Jugosllavisë për të rregulluar çështjen e strehimit me qëllim që të stabilizohet me gjithë fëmijë andej sepse këtu nuk jetohej, ndërsa më 2. 4. 1950, po ky bp njofton se më datën 25. 3. 1950 ora 18.00, në shtëpinë e Dine Allës u mblodhën këta persona Dine Alla, Maksut Çollaku, Pasho Çollaku dhe Gjyladin Halili. Në mbledhje Dine Alla tha: Ne duhet të lidhemi me Jugosllavinë, për këta na duhet të shkojmë një nga ne. Maksut Çollaku dhe Gjyladin Halili thanë se këtë punë e bëjmë ne, kurse ju së bashku me Pashon të shpërndani traktet që do të sjellim neve nga Jugosllavia.
Edhe bp “Oxhaku” gjatë kësaj kohe raportonte se Selim Laçka i kishte thënë se kush do të kalojë në Jugosllavi, i kaloj unë jo natën por ditën. Për të njëjtat gjëra informonte dhe bp “Banga e Dardhës”. Qoftë nga këto të dhëna si dhe nga të tjerat që duallën më vonë u vërtetua se këtë grup armiqsor në shërbim të zbulimit jugosllav e kishte organizuar oficeri UDB-së Ugrin Zhifko. Ky kishte krijuar rezidencë në shërbim të zbulimit jugosllav edhe në Lin të Pogradecit. Këto grupe armiqësore qëndrën e ndërlidhjes me zbulimin jugosllav e kishin në fshatin Radolisht të Jugosllavisë në shtëpinë e Osman Lamçes. Atje shkonin vazhdimisht Maksut Çollaku e Gjyladin Halili. Të njëjtën gjë bënte dhe Osman Lamçia, i cili kishte ardhur disa herë në Rrajcë ku merrte takim me pjesëtarët e grupit, i furnizonte me material propagandistik të cilën e shpërndanin në zona të ndryshme si dhe u jepte udhëzimet që dërgonte qendra e zbulimit jugosllav në Strugë. Meqënëse veprimtaria e këtij grupi armiqsor u zbulua nga organet e Sigurimit të Shtetit në përfundim të vlerësimit të materialeve u vendos që të goditeshin elementët më kryesorë që ishin më të kompromentuar në veprimtarinë armiqsore dhe që kishin kryer krime të rënda, ndërsa pjesa tjetër për të cilët nuk disponoheshin materiale të mjaftueshme u evidentuan si kontigjente armike si dhe u çelën përpunime të reja ku si rezultat i intensifikimit të masave agjenturalo-operative vazhdoi përpunimi i tyre për zbulimin në thellësi e gjërësi i veprimtarise armiqësore që ata zhvillonin. Perveç grupit të Rrajcës në rrethin e Librazhdit vepronte edhe një grup tjetër, aktiviteti i të cilit shtrihej në fshatrat Pishkash, Skroskë dhe Qukës-Shkumbin. Ai përbëhej nga Kurti Mekshi, Mehmet Mekshi, Estref Mekshi, Sali Omeri, Adem Çela dhe Jonuz Kopaçi e Shaban Kopaçi. Ky grup lidhej ngushtë dhe bashkëvepronte me grupin e Rrajcës.
Detyrat kryesore që do të kryente ky grup ishin:
-Të grumbullonte informata me karakter politik, ushtarak dhe ekonomik të cilat do t’ja dorëzonin zbulimit jugosllav.
-Do të zhvillonin agjitacion e propagandë armiqësore qoftë gojore, ashtu edhe nëpërmjet shpërndarjes së materialeve propagandistike me përmbajtje armiqësore të cilat i merrnin nga Jugosllavia. Në kuadrin e kësaj pune të luftonin për shtimin e radhëve të tyre.
-Të organizonin grupe të armatosura të cilët do t’i përdornin kundër pushtetit popullor.
– Do të nxisnin tendencat e arratisjeve duke shtuar kështu sa më shumë kontigjentet e të arratisurve në Jugosllavi.
-Të kryenin akte terrori kundër patriotëve të ndershëm dhe kuadrove të Partisë dhe pushtetit popullor.
Mbi veprimtarinë armiqësore të këtij grupi armiqësor
Në fillim u denoncua pranë organeve të Sigurimit të Shtetit patrioti Emin Ozuni nga fshati Skroskë i cili midis të tjerash tha se në bisedën që kam bërë me Kurt Mekshin, ky i fundit më tha: “Kam marrë një letër nga i arratisuri Xhelo Allhidri, në të cilën më shkruante se Jugosllavia është gati të ndërhyjë ushtarakisht në Shqipëri, prandaj ju lutem të lajmëroni Sali Omerin dhe Jonuz Kopaçin, të cilët janë caktuar komandanta për të formuar çeta të armatosura me besnikët e tyre dhe të qëndrojnë të gatshëm, që kur të lajmërojmë neve ata do të veprojnë. Letrën maka sjellë Mefail Gega nga fshati Rrajcë dorazi”.
Ky denoncim u vlerësua nga organet e Sigurimit të Shtetit të cilët për të sqaruar më mire gjendjen drejtuan agjenturën që punonte e banonte në ato zona si dhe që gëzonte besimin e elementit armik. Pa kaluar shumë kohë agjenti “Rojtari” raportonte se në bisedën që kishte bëre me Jonuz Kopaçin më daten 3. 3. 1950, midis të tjerave i kishte thënë se: “neve Kopaçajt jemi të lidhur me njëri-tjetrin dhe me Sali Omerin nga Skroska nga i cili presim lajme që na vinë nga Xhelo Allhidri e Rakip Hoxha, të cilët janë arratisur ne Jugosllavi”. Gjatë viteve 1949-1950 si rezultat i veprimtarisë armiqësore që zhvillonin grupet armiqësore të Rrajcës e Skroskës, sidomos për nxitjen e arratisjeve jashtë shtetit, u arrit që të arratisen në Jugosllavi 15 persona ku 7 prej tyre u vunë në shërbim të zbulimit jugosllav të cilët u përdorën në bandat e diversantët që vepronin kundër vendit tonë. Nga materialet e mëvonshme qe dispononin organet e Sigurimit të Shtetit u vërtetua se Gjyladin Halili ishte agjenti i zbulimit jugosllav me psudonimin “Ramushi” i cili ishte rekrutuar nga UDB-ja jugosllave në vjeshtë të vi tit 1949 kur ky kalonte ilegalisht kufirin dhe shkonte në fshatin Radozhd tek Mitro Qose për të mareë disa velenxa që kishte lënë qysh në kohën akoma nuk ishin prishur marëdhëniet me Jugosllavinë. Aty Gjyladini shkoi sëbashku me Murat Karanë por me qenë se Mitron nuk e gjetën ne shtëpi, ata shkuan tek një miku i Mitros. Pas pak vinë tre oficerë të UDB-së jugosllave dhe Gjyladinin dhe Mitron e veçuan nga njeri-tjetri. Gjyladinit i hodhën një batanie në kokë dhe e fusin në makinë dhe e dërgojnë në Ohër, ku mbasi marrin një sërë informatash prej tij, ky pranoi të bashkëpunojë me UDB-në jugosllave si agjent për zonën e Rrajcës, e cila si zonë kufitare paraqiste mjaft interes për zbulimin jugosllav. Gjithashtu UDB- ja i ngarkoi detyra Gjyladinit edhe për disa lidhje që vepronin ne rrethin e Durrësit e zonën e Kavajës sepse Gjyladini atje kishte një pjesë të tokës e pasurisë së tij dhe për një periudhë të konsiderueshme kohe banonte atje. Siç u vërtetua edhe më vonë, Gjyladini punoi intensivisht për studimin e gjetjen e elementëve të përshtatshëm me piksynim që edhe atje të krijonte një grup armiqësor. Si kandidat të përshtatshëm ai gjeti Ali Hoxhën dhe Lush Dedën nga fshati Gosë i Kavajës, ku veç detyrave e udhzimeve që u dha, bëri që këta dy elementë të votonin kundër kandidatëve të Frontit Demokratik. Ai i udhëzoi se si do të punonin për shtimin e radhëve të tyre dhe se do të vendosnin lidhje të rregullta me zbulimin jugosllav, nëpërmjet grupit të Rrajcës. Edhe agjenti “Sllanka” raportonte se në bisedën që kishte zhvilluar me Gjyladin Halilin, ky i fundit i kishte thënë se kam dashur të dëmtoj pak këmbën me qëllim që të vija ne spital të Durrësit, gjoja për t’u shëruar, por në fakt do të kryeja detyrat që më ka ngarkuar zbulimi jugosllav. Kështu veprova, por e preva shumë këmbën keshtu që e kam dëmtuar vehten dhe në vazhdim të bisedës i propozon agjentit “Sllanka” të punojë për zbulimin jugosllav, t’i vetëm shkruaji një letër organeve të UDB-së jugosllave dhe ata do të udhezojnë se si me punuar. Me qëllim që të forconte akoma më shume bindjen tek Gjyladini e si rrjedhim tek zbulimi jugosllav, agjenti “Sllanka” bëri dy letra dhe Gjyladini pa humbur kohë i nisi ne Jugosllavi me Murat Karajnë. Më vonë Gjyladini i tha bp “Sllanka” se letrat t’i kam dërguar, por sa të vinë udhëzimet nga zbulimi jugosllav t’i do interesohesh për të mësuar se sa jugosllavë ndodhen nëpër burgje, sa prej tyre punojnë me Sigurimin shqiptar etj. Më vonë Gjyladini tërhoqi edhe vëllanë e tij të quajturin Hamit Halili për të punuar nq favor të zbulimit jugosllav të cilin ashtu si personat e tjerë e ka dërguar disa herë nq Jugosllavi për të dërguar informata e marrë udhqzime. Kjo u bë më e domosdoshme mbas prerjes së këmbës, gjë që e pengoi të shkonte vetë andej. Mbi bazën e këtyre materialeve si dhe të informatave të tjera të bp “Pendëkuqi”, “Poça e baltës” dhe “Gledhata” e të deponimeve të bëra në hetuesi nga Halil Bozha dhe Musa Ballshkashi më 10. 1. 1951, organet e Sigurimit të Shtetit arrestuan Gjyladin Halilin dhe Selim Karanë, kurse Murat Maraj mbasi mori vesh këtë gjë, u arratis në Jugosllavi.
Gjatë proçesit hetimor dhe në gjyq të pandehurit, si mbeturina të grupit të Rezistencës që ishin, pranuan se që nga viti 1949 ishin vënë në shërbim të zbulimit jugosllav. Veprimtaria armiqësore shtrihej kryesisht në grumbullimin e informatave me karakter politik, ushtarak dhe ekonomik të cilët ose i dërgonin vetë kur kalonin ilegalisht në Jugosllavi, ose ja u jepnin bandave dhe divesantëve me të cilët ata merrnin takim herë pas here. Gjithashtu ata kishin zhvilluar agjitacion e propagandë armiqësore, kishin studiuar e punuar sistematikisht për shtimin e radhëve të tyre si dhe për vendosjen e lidhjeve të reja me interes për zbulimin jugosllav. Por me gjithë goditjet qe iu bënë këtyre grupeve armiqësore nga të dhënat që merrnin vazhdimisht organet e Sigurimit të Shtetit dilte se akoma nuk ishin likujduar plotësisht rezidenturat e zbulimit jugosllav në zonën e Rrajcës. Ndër kontigjentet armike më me interes që kishin mbetur ishin Maksut Çollaku me dy vëllezërit e tij Isak Çollaku dhe Myslym Çollaku e Selim Laçka. Nga të dhënat e fundit dilte se në shtëpinë e Maksut Çollakut kishin ardhur banda të zbulimit jugosllav për të marrë informata e dhënë udhëzime e materiale propagandistike me përmbajtje armiqësore të cilat do të shpërndaheshin në zona të ndryshme.
Për këtë lidhje e veprimtari përsëri hedhin dritë të dhënat e agjenturës si bp “Gjinari” më datën 4. 3. 1953 ku informonte se Selim Laçka i kishte thënë se Maksut Çollaku është miku i ngushtë i Ugrinit (oficer i UDB-së jugosllave). Edhe Stefan Gjora në deponimet e tij thotë se: “Para se të arratisej Ugrini, më mori dhe shkuam sëbashku tek Nezir Çollaku, aty në shtëpi gjetëm të birin e tij Maksutin. Gjatë bisedave shkëmbyem mendime rreth marëdhënieve me Jugosllavinë dhe më në në fund Ugrini më tha: “Më mori në qafë Neziri që më lidhi me Kajo Frengovën. Më poshtë të Stefani shpegon se në një rast tjetër kemi shkuar tek shtëpia e Selim Laçkës, aty fjetëm dhe prej këtu Ugrini u arratis në Jugosllavi. Këto të dhëna e shpjegime përforcojnë akoma më shumë edhe dëshmimtari Qemal Laçka, i cili duke folur për veprimtarinë armiqësore të Selim Laçkës thotë se: Selimi më ka dhënë një pushkë të markës jugosllave dhe më tha se duhet të shkosh në Jugosllavi për t’u takuar me Ugrin Zhfkov, unëe do të jap një letër për të. Unë nuk pranova një gjë të tillë, por Selimi më tha: Duhet të organizojmë një grup personash për të vepruar kundër pushtetit popullor si dhe të na mbledhi informata me karakter politik, ushtarak dhe ekonomik. Siç del edhe nga sa u theksua edhe me lart, organeve të Sigurimit të Shtetit, gjatë kësaj periudhe u është dashur të punojnë me zgjuarsi e vigjilencë, durim trimëri sepse çdo nxitim apo zvarritje në zbatimin e detyrave ishte me pasoja të rënda për interesat e Partisë e të popullit. Kështu mbasi u goditën elementët kryesorë të grupeve armiqësore të Rrajcës e Skroskës, organet e Sigurimit megjithëse e dinin dhe ishin të bindur plotësisht për lidhjet që kishin mbetur dhe aktivitetin armiqësor që ata zhvillonin, nëpermjet agjenturës dhe bashkëpunimin me masat e popullit, nën drejtimin e Partisë krijuan përshtypjen se gjoja nuk dinim gjë për veprimtarinë armiqësore të tyre.
Për të forcuar akoma më shumë bindjen, me kombinacione e legjenda të përpunuara mirë këta elementë u caktuan edhe me punra e detyra të atilla që sipas tyre të kishin mundësi takimi e lidhje me zbulimin jugosllav, por atje që më parë ishin ndërtuar kurthet agjenturale me agjenturë që rrinte në pritje. Gjithashtu me efikasitet u shfrytëzuan edhe lidhjet martesore e fisnore të cilat forconin gjithnjë e më shumë besimin tek elementi armik nga njëra anë si dhe krijimin e mundësi për të depërtuar në thellësi të veprimtarisë armiqësore. Në disa raste organet e Sigurimit të Shtetit, me qëllim që t’i demaskonin sa më shumë elementët armiq dhe arrestimin e tyre, e bënin në ato vende e kohë të atilla ku ata nuk mund ta justifikonin për asnjë rast ndodhjen e tyre apo materialet qe kishin me vete. Kështu psh kur të dhënat dilnin se ndonjëri kishte materiale propagandistike me vete të cilat i sillte nga Jugosllavia për t’i shpërndarë në zona të ndryshme të rrethit në koordinim edhe me sektorin e policisë bëhej ndalimi e kontrolli i tyre, gjoja për materiale që ndalohej shitja privatisht e tyre si raki, duhan etj, dhe me ketë rast si “rastësisht” kapeshin materialet Qemal Laçka ka qënë bp i organeve të Sigurimit dhe ka tradhtuar. Edhe për veprimtarinë armiqësore të Maksut Çollakut, veç materialeve të tjera, deklaroi me hollësi vëllai i tij në hetuesi i cili theksonte se: në vitin 1950, ka ardhur në fshatin Rrajcë, Kajo Zekman Frengova (nga Jugosllavia), i cili solli materiale propagandistike për t’i shpërndarë Maksuti. Pozitiv është fakti se organet e Sigurimit të Shtetit kanë ditur të kombinojnë drejt dhe në kohë llojet e punës dhe masat agjenturalo-operative. Kurdoherë hetuesia ka qenë ajo që jo vetëm ka vërtetuar materialet që ishin grumbulluar në rrugë operative, por ka hedhur dritë mbi momente e episode të tjera të cilat i kanë piketuar punën për të ardhmen sektorit operativ. Ashtu si më parë, edhe tani mbi bazën e të dhënave të agjenturës, deponimeve të Stefan Gjeros në hetuesi, u bë goditja e Pasho Zitos nga fshati Katjel si dhe më vonë i disa lidhjeve të tij. Pothuajse paralel me këto grupe, në këtë kohë vepronte edhe nje grup tjetër i “Frontit të Rezistencës” i cili përbëhej nga 7 ushtarë të një reparti qe ishte i dislokuar në gazermat e fshatrave Babje e Mirakë. Krerët e “Frontit të Rezistencës” e krijuan këtë grup duke rekrutuar ushtarë që vinin nga radhët e elementit të deklasuar siç ishte S. R. të cilit iu dha detyra që të krijonte një grup me djem që vinin nga radhët e shtresave të pasura si dhe element të tjerë të deklasuar duke pregatitur; kështu kushtet për hedhjen në erë të depove të armatimit sipas urdhërit që do të jepej nga qëndra. Mbasi të kryente këtë akt diversionist sëbashku me grupin e tij do të arratisej në zonën e Çermenikës me qëllim që të vepronin si forcë ushtarake e organizuar kundër pushtetit popullor.
Sipas udhëzimeve të zbulimit jugosllav, ky grup krijoi lidhje edhe me disa elementë të tjerë armiq të rrethit tonë siç ishin Qamil Buzhiqi dhe Ferit Dosku, të cilët edhe këta të fundit përpiqeshin të krijonin një grup më vete. Sipas marrëveshjes së lidhur, Qamili e Feriti do të furnizoheshin me armë e materiale të tjera nga S. R. e grupi tij dhe mbasi të kyenin aktin e diversionit, Qamili e Feriti do më strehonin dhe më vonë do t’i vinin në lidhje me bandën e Isak Allës e cila vepronte në zonën e Çërmenikës. Për këto veprime organet e Sigurimit të Shtetit u vunë në dijeni dhe krahas masave të tjera agjenturalo-operative dhe ushtarake që morën ato studiuan me kujdes agjenturën ekzistuese për të gjetur një kandidat të përshtat shëm që ta drejtonin tek Ferit Dosku e Qamil Buzhiqi si elementë më të përshtatshëm e të mundshëm për t’u përpunuar nga ku pastaj do të kalohej tek grupi armiqësor dhe lidhjet e tij. Nga studimi që iu bë agjenturës bp më i pershtatshëm u gjend agjenti “Roja” i cili ishte i një shtresë me elementët të cilët do të përpunonte. Agjenti “Roja” në opinion që më parë ishte disponuar për veprime që kryente dhe parashikonte për të ardhmen që krijonte Ferit Dosku. Me qëllim që të hynte sa më mirë dhe më shpejt në përpunimin e tyre “Roja” u dërgua për të prodhuar qymyr në pyll, ku më vonë të njëjtën punë filloi ta bëjë edhe Ferit Dosku. Menjëherë me 22. 6. 1950, agjenti “Roja” raportonte se: “Qamil Buzhiqi i kishte thëne se kemi lidhje me një ushtar që rri në depo dhe kur ishte Xhevdet Blloshmi, i cili ky i fundit ishte arratisur jashtë shtetit, më ka dhenë një kuintal me kafe, 3 thasë me tagji dhe dy automatikë. Pastaj organet e Sigurimit të Shtetit punën e tyre e koordinuan me sigurimin e ushtrisë ku morën një sërë masash agjenturalo-operative si transferim dhe lëvizje të pjestarëve të grupit nga një vend në tjetrin duke i mbuluar kështu të gjithë me agjenturë, morën masa ushtarake përforcuese për sigurim fizik të depove e objekteve duke evituar kështu hedhjen e tyre në erë, nëpërmjet aktit diversionist që ishte parashikuar të kryhej. Disa pjesëtarëve të grupit të cilët ishin të ngarkuar në veçanti për grumbullimin e informatave me karakter ushtarak, me kombinacion iu servirën disa materiale gjoja të karakterit sekret me qëllim që të sqaronin mirë pozitën e secilit pjesëmarrës si dhe të kristalizonin më qartë mënyrën e transmetimit të tyre e lidhjen me grupet e tjera deri edhe në zbulimin jugosllav. Për të gjitha këto veprime të organeve të Sigurimit të Shtetit ata nuk dyshuan, por vazhduan punën e aktivitetin e tyre armiqësor i cili i demaskoi e kompromentoi akoma më shumë para ligjeve të shtetit si dhe beri të mundur dëshifrimin e të gjithë pjesetarëve të grupit. Në kohën kur S. R. priste urdhërin për kryerjen e aktit të diversionit, nga ana e komandës eprore u dha urdhëri që ai të transferohej në një repart tjetër me qëllim që arestimi tij të bëhej gjysmë sekret sepse krijohej mundësia e zbulimit të gjithë lidhjeve që kishte të cilët pas largimit të tij filluan të bënin mbledhje e grindeshin se kush do të ishte ne krye të grupit, si do t’i mbanin lidh jet me grupet e tjera, me zbulimin jugosllav dhe me vetë S. R. për të cilin nuk dihej se ku kishte shkuar. Ndërsa për dy elementët e tjerë qe ishin civilë përpunimi i tyre vazhdoi sepse veprimtaria e tyre lidhej me elementë të tjerë armiq.
- Mbrojtja e ekonomisë socialiste, detyrë e rëndësishme e organeve të Sigurimit të Shtetit
Ashtu si sektorët e drejtimet e tjera të gjithë jetës së vendit tonë, edhe ekonomia socialiste ka qenë një nga drejtimet kryesore të veprimtarise armiqësore. Kjo qoftë me grumbullimin e dorezimin e informatave me karakter sekret ashtu dhe ne sabotimin e paralizimin e saj në një kohë kur ajo po rimëkëmbej dhe kishte hyrë ne rrugën e zhvillimit socialist të saj. Gjatë kësaj periudhe në rrethin e Librazhdit çështja e bukës se popullit u normalizua dhe për ditë e më shumë rriteshin ndihmat nga shteti si me farëra të ndryshme, specialistë etj. Por edhe në drejtim të zgjidhjes e kultivimit të farnave armiqtë drejtuan veprimtarinë e tyre armiqësore qoftë në propagandën që ata zhvillonin se gjoja këto nuk prodhohen dhe nuk vlejnë, prandaj të mos t’i mbjellim, por edhe në qoftë se do të na detyrojnë t’i kultivojmë, mos u bëni shërbime me qëllim që mos të prodhojnë, dhe kështu do te dështojnë plan et e shtetit, propagandonte elementi armik nëpër masat e popullit, ashtu edhe në prishjen direkt te farnave me preparate të ndryshme të servirura e udhëzuar nga zbulimi jugosllav.
Në rrethin e Librazhdit në këtë kohë veprimtaria armiqësore ka qenë më e theksuar ne formën e sabotimit, të vjedhjeve me shuma të mëdha si dhe të organizimit per diversion. Më e theksuar kjo veprimtari armiqësore ka qenë në zonën e Rrajcës e Quksit dhe në disa raste kishin lidhje edhe me elementë armiq të zonave të Pogra decit e Korçës.
Gjithashtu elementi armik përpiqej që vendimet e urdhëresat e lëshuara nga qeveria për sektorin ekonomik të bënte çmos për t’i sabotuar, ose faljen e ndonjë tatami që bëhej nga shteti ta përdorte si kundër propagandë se gjoja këta të pushtetit i bëjnë keto per të zbutur popullin sidomos në momente politike si periudha e zgjedhjeve ose edhe ne vartësi me zhvillimin e situatave politike ndërkombëtare. Format kryesore të veprimtarisë armiqësore në sek torin ekonomik ishin vjedhjet, fallsifikimi i dokumentave, djegia e dokumentave, trajtimi i keq i puntorëve me qëllim armiqësor, sabotimi në ndërtime, siç ishte rasti i sabotimit gjatë ndërtimit të rrugës Qukës-Stravaj, këtë veprimtari armiqësore elementi armik e zhvillonte jo vetëm si individ por edhe në grupe të organizuara. Si rezultat i punes së mirë që zhvilluan organet e sigurimit të shtetit u arrit që gjatë vitit 1955 të zbuloheshin e goditeshin edhe dy grupe armiqësore në ekonomi që kryesoheshin nga Hamit Kaca dhe Isuf Gjura. Edhe trajtimi i keq i puntorëve në sharrën e Stravajt bëhej me qëllim armiqësor për të rritur pakënaqësitë e urrejtjen ndaj pushtetit popullor. Para kësaj situate operative të krijuar, organeve të Sigurimit të Shtetit u dilnin detyra të rëndësishme për or ganizimin e punës agjenturalo-operative në këtë sector shumë të rëndësishëm dhe jetik për popullin dhe pushte tin popullor. U muarën masat e nevojshme për pastrim in e elementit armik nga sektori ekonomik dhe krahas kësaj u seleksionua edhe agjentura që nuk jepte të dhëna me vlerë operative. Gjithashtu u ngrit agjenturë e re nga radhët e punonjësve të sektorit ekonomik, u muarën masa për evitimin në kohë të akteve të diversionit. Duhet theksuar se dobësi më të mëdha u konstatuan tek agjentura e sektorit të policisë e cila nuk sinjalizonte në kohë për vjedhjet në sektorin ekonomik. U muaren masat e nevojshme për forcimin e punës agjentural-operative sidomos në sektorin e sharrave dhe në disa degë të kooperativave te shitblerjes, mbasi u bë një studim i hollësishëm u ngrit agjenturë e re, u muaren masa në koordinim edhe me sektorin e policisë për sigurimin e objekteve ekonomike.
Njëri nga grupet kryesore armiqësore që vepronte në sektorin ekonomik gjatë kësaj periudhe ka qenë grupi i tregëtisë i kryesuar nga Isuf Gjura, i cili u vuri zjarrin magazinave të ndërmarjes tregëtare Librazhd, duke i shkaktuar ekonomisë popullore humbje në shuma të mëdha, kjo e kalonte shumën prej 4 milion lekësh. Isuf Gjura ishte nga fshati Kutërman i rrethit Librazhd lidhje e ngushtë shoqërore e Bardho Lekës. Ky për një kohë të gjatë punoi si shitës në tregëti. Gjatë kësaj kohe Isufi përvetoi pasurinë socialiste në shuma të mëdha dhe duke parë rrezikun se do të zbulohej, në rrugë e forma jo të drejta mundi të largohej nga ky sektor pa u zbuluar. Në fillim u caktua si sekretar lokaliteti dhe në 1953 kaloi me punë ne komitetin e Partisë të rrethit. Edhe caktimi në këto detyra i forcoi akoma më shumë bindjen qoftë atij ashtu edhe në opinionin shoqëror se nuk do të zbulohej dhe se gjoja nuk kishte përvetuar pasurinë socialiste. Megjithatë Isufi gjithnjë e ndjente vehten të shqetësuar për krimin që kishte kryer sado që kishte bashkëpunuar ngushtë me Destan Sinanin nga Zdrajshi dhe meqënëse kryente detyrën e zëvëndës kryetarit të cooperatives shitblerjes në Librazhd kishte patur mundësi dhe marrë masa për mbulimin e përvetimit të pasurisë socialiste në grup. Por me kalimin e kohës këta elementë duke e ndjerë frikën se një ditë do të zbuloheshin dhe demaskoheshin, biseduan se si duhet ta maskonin më shumë vjedhjen që kishin kryer. Varianti më i mirë ishte djegia e magazinave të tregëtisë ku sipas tyre nuk do të merrej vesh se çfarë sasi malli ka patur ne fakt dhe sa ka qenë vjedhur. Çdo gjë do të merrej sipas dokumentave të cilat i kishin rregulluar me aq kujdes. Isufi së bashku me Destan Sinanin mbasi e diskutuan gjatë këtë çështje bënë edhe planet dhe caktuan ditën se kur do ta digjnin, çfarë masash do të merrnin pas ketij akti me qëllim që të mos zbuloheshin, me cilët persona do te bashkëpunonin etj. Në vjeshtën e vitit 1954, u dogjën magazinat e qytetit të Librazhdit por autori nuk u gjet. Për këtë organet e sigurimit të shtetit në bashkëpunim edhe me, organet e Partisë morën masa të shpejta dhe organizuan punën agjenturalo-operative për zbulimin e autorëve të krimit. Shkaku kryesor për zbulimin e autorëve të krimit u bë me shtimi i rojeve të magazinave i quajturi Lile Janku, i cili gjatë natës që u dogjën magazinat ishte roje nate. Gjatë hetuesisë intensive që atij i u bë ai pranoi se ishte bashkëpuntor në krim. Atij i kishin caktuar të kryente detyrën si roje në kohën që do të kryhej krimi. Me qëllim që të mos dilnin direkt ne skenë, Isufi së bashku me Destanin gjetën si element të përshtatshëm për kryerjen e krimit S. D. nga fshati Gizavesh. Këtë e porositën që në bashkëpunim edhe me rojen e natës si dhe me masat e tjera që kemi marë ditën që do t’u vësh zjarrin magazinave, llogarite që në darkë të kesh miq në shtëpi dhe mbasi të kini rënë për të fjetur, t’i do të vish nëe Librazhd dhe realizosh detyrën dhe natën përseri do të shkosh në shtëpi. Kjo bëhet me qëllim që mos të zbulohesh, edhe po ta akuzojnë për këtë krim, miqtë që ke futur ne shtëpi do të dalin dëshmimtarë që ti ke qënë në shtepi së bashku me ta. Pa humbur kohë në bazë të detyrave të caktuara, u veprua, çdo veprim u krye sipas planit të bërë por si në rrugë agjenturalo-operative ashtu edhe nga deponimet e të pandehurit Lile Jevku u pranua se S. D natën që u dogjën magazinat mbasi kishin ngrënë darkë dhe miqtë kishin rënë në gjumë, ishte ngritur e ar dhur në Librazhd ku mbasi bisedoi dhe u sigurua nga roja e natës se nuk do zbulohej, hodhi benzinën nëe vende më të përshtatëshme për ndezjen e zjarrit në magazine kryesore që ishte planifikuar të digjej dhe i vuri zjarrin. Me njëhere udhëtoi gjithë natën dhe shkoi në shtëpi e ra të flinte, familja e miqtë në mëngjes nuk kuptuan gjë për këtë krim që ai kreu. Vlera e dëmit që i erdhi shtetit nga djegia e ketyre magazinave i kalonte 4 milion lekë (të vjetra). Të gjithë pjesëtarët e grupit u kapën dhe në hetuesi pranuan planet dhe krimet që kishin kryer të cilët dhanë llogari para gjyqit të popullit. Organizatorë kryesorë ishin Isuf Gjura dhe Destan Sinani të cilët u dënuan me vdekje, ndërsa të tjerët moren dënime të ndryshme sipas ligjit. Karakteristike dalluese e veprimtarisë armiqësore në sektorin ekonomik ishte se edhe këtu në forma e metoda të kamufluara prapa vjedhjeve e sabotimeve dilte dora e zbulimit jugosllav. Edhe në këtë sektor, ashtu si në fushat e tjera të jetës armiku perpiqej të kompromentonte njerëzit tonë, shtresat e varfëra dhe kryesisht të godiste ose bënte për vehte komunistët sepse duke vepruar kësh tu godiste Partinë e pushtetin popullor.
Shpenzime të mëdha u desh të bëheshin edhe për ndërtimin e bazamentit të sharrës në Stravaj të cilin me qëllim sabotimi e kishin ndërtuar në kundërshtim me kushtin teknik, defiçitet, sufiçitet dhe vjedhjet ne mënyrë të organizuar ishin karakteristike për sektorin ekonomik gjatë kësaj periudhe. 6. Prefeksionimi ideologjik e profesional, arsimor e ushtarak i kuadrit. Për të përballuar me sukses detyrat e mëdha që u dilnin organeve të sigurimit të shtetit në këtë periudhë, një faktor i rëndë sishëm ishte edhe puna që duhej bërë me kuadrin për ngritjen ideollogjike e profesionale, arsimore e ushtarake. Këtë e bënte më të domosdoshme qoftë format, metodat e taktikat qe përdorte elementi armik i brendshëm ne koordinim me zbulimet e huaja, ashtu edhe shkalla e ulët e nivelit arsimor e profesional I kuadrove që shërbenin në organet e Sigurimit të Shtetit. Efektivi i degës përbehej nga 13 kuadro. Në janar të vitit 1950 dega u suprimua dhe mbeti vetëm postë policie e cila varej nga Qarku i Elbasanit. Qrganizata bazë e Partisë kishte 8 antarë Partie dhe 4 kandidatë Partie. Në punën ideollogjike që bëhej me komunistët e kuadrove ishin në radhë të parë zbërthimi i vendimeve e direk- tivave të Partisë duke i shoqëruar këtë edhe me tema e zberthime teorike. Tema të tilla u zhvilluan si për rritjen e rrolit udheheqës të Partisë, ose ç’është Partia dhe përse i duhet ajo klasës puntore, mbi rritjen e vigjilencës revolucionare, mbi zhvillimin e luftës së klasave etj.
Kërkesë kryesore për ngritjen arsimore e kulturore të kuadrit ishte vazhdimi i shkollave. Për këtë të gjithë kuadrot u regjistruan në shkollat e mbrëmjes të cilët me gjithë punën e madhe qe kishte në këtë periudhë i vazh duan e mbaruan me sukses. Vazhdimi i shkollave i dha një shtytje të madhe si rritjes së nivelit të punes ideologjike dhe edukative, ashtu edhe asaj profesionale. Në punën që bëhej për ngritjen profesionale, me të gjithë sektorin e sigurimit zhvilloheshin tema, përgjith esime e materiale të tjera që në radhe të parë bënin fjalë për njohjen e normave të punës agjenturalo- operative, të njohjes në thellësi të formave e metodave të veprimtarisë armiqësore që zhvillonin zbulimet e huaja, të organizimit të punës agjenturalo-operative në bandat që armiku kishte në vendin tonë, ose të grupeve armiqësore e organizatave tradhëtare. Të gjitha këto bërë që të zgjerohet akoma më shume horizonti i njohjes e vlerësimit të situatave operative të krijuara, ndryshimi të cilave vinte nga dita ne ditë. Gjithashtu ngritja arsimore e profesionale i dha një shtytje përpara edhe punës për edukimin e dre jtimin e agjenturës rendimenti i punës të së cilës sa vinte e rritej si në sasi ashtu edhe në cilësinë e të dhënave. Përveç punës profesionale e cila më në mënyrë të programuar zhvillohej në gjithë sektorin e sigurimit, puna profesionale zhvillohej edhe në bazë seksionesh, me qëllim që rritja e aftësive profesionale të kuadrit të mos mjaftohej vetëm me punën që bëhej ne kuadrin e përgjithshëm, por kuadrot të aftësoheshin edhe sipas specifikës së punës e problemeve qe ndiqnin. Kështu puna e diferencuar u zhvillua me seksionin e dytë i cili organizonte punën agjenturalo- operative për kapjen e agjentëve të huaj, për zbulimin e kapjen e bandave. Gjatë kësaj periudhe (1953-1954) organizata bazë e Partisë varej direkt nga Komiteti Partisë së rrethit Librazhd. Kjo bëri që të forcohej më shumë roli udhëheqës e kontrollues i Partisë mbi të gjitha problemet që kishte sektori shtetëror, të organizonte e drejtonte gjithnjë e më mirë gjithë punën politiko-ideollogjike të kuadrove e komunistëve të këtij sektori.
6. Prefeksionimi ideologjik e profesional, arsimor e ushtarak i kuadrit.
Për të përballuar me sukses detyrat e mëdha që u dilnin organeve të sigurimit të shtetit në këtë periudhë, një faktor i rëndë sishëm ishte edhe puna që duhej bërë me kuadrin për ngritjen ideollogjike e profesionale, arsimore e ushtarake. Këtë e bënte më të domosdoshme qoftë format, metodat e taktikat qe përdorte elementi armik i brendshëm ne koordinim me zbulimet e huaja, ashtu edhe shkalla e ulët e nivelit arsimor e profesional i kuadrove që shërbenin në organet e sigurimit të shtetit. Efektivi i degës përbehej nga 13 kuadro. Në janar të vitit 1950 dega u suprimua dhe mbeti vetëm postë policie e cila varej nga Qarku i Elbasanit. Qrganizata bazë e partisë kishte 8 antarë partie dhe 4 kandidatë partie. Në punën ideollogjike që bëhej me komunistët e kuadrove ishin në radhë të parë zbërthimi i vendimeve e direktivave të Partisë duke i shoqëruar këtë edhe me tema e zberthime teorike. Tema të tilla u zhvilluan si për rritjen e rolit udheheqës të Partisë, ose ç’është Partia dhe përse i duhet ajo klasës puntore, mbi rritjen e vigjilencës revolucionare, mbi zhvillimin e luftës së klasave etj. Kërkesë kryesore për ngritjen arsimore e kulturore të kuadrit ishte vazhdimi i shkollave. Për këtë të gjithë kuadrot u regjistruan në shkollat e mbrëmjes të cilët me gjithë punën e madhe qe kishte në këtë periudhë i vazhduan e mbaruan me sukses. Vazhdimi i shkollave i dha një shtytje të madhe si rritjes së nivelit të punes ideologjike dhe edukative, ashtu edhe asaj profesionale. Në punën që bëhej për ngritjen profesionale, me të gjithë sektorin e sigurimit zhvilloheshin tema, përgjithesime e materiale të tjera që në radhe të parë bënin fjalë për njohjen e normave të punës agjenturalo- operative, të njohjes në thellësi të formave e metodave të veprimtarisë armiqësore që zhvillonin zbulimet e huaja, të organizimit të punës agjenturalo-operative në bandat që armiku kishte në vendin tonë, ose të grupeve armiqësore e organizatave tradhëtare. Të gjitha këto bërë që të zgjerohet akoma më shume horizonti i njohjes e vlerësimit të situatave operative të krijuara, ndryshimi të cilave vinte nga dita ne ditë. Gjithashtu ngritja arsimore e profesionale i dha një shtytje përpara edhe punës për edukimin e drejtimin e agjenturës rendimenti i punës të së cilës sa vinte e rritej si në sasi ashtu edhe në cilësinë e të dhënave. Përveç punës profesionale e cila më në mënyrë të programuar zhvillohej në gjithë sektorin e sigurimit, puna profesionale zhvillohej edhe në bazë seksionesh, me qëllim që rritja e aftësive profesionale të kuadrit të mos mjaftohej vetëm me punën që bëhej ne kuadrin e përgjithshëm, por kuadrot të aftësoheshin edhe sipas specifikës së punës e problemeve qe ndiqnin. Kështu puna e diferencuar u zhvillua me seksionin e dytë i cili organizonte punën agjenturalo- operative për kapjen e agjentëve të huaj, për zbulimin e kapjen e bandave. Gjatë kësaj periudhe (1953-1954) organizata bazë e Partisë varej direkt nga Komiteti Partisë së rrethit Librazhd. Kjo bëri që të forcohej më shumë rroli udhëheqës e kontrollues i Partisë mbi të gjitha problemet që kishte sektori shtetëror, të organizonte e drejtonte gjithnjë e më mirë gjithë punën politiko-ideollogjike të kuadrove e komunistëve të këtij sektori.