Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: Nisi prap këngën kallashi…

Gjenden në plehra 2 kallashnikov dhe 150 fishekë luftarakë - Tv Klan

Nuk mjafton vetëm korona,

Që shumë njerëzve u preu ëndrrën,

Për të marrë edhe ca jetë,

Prap kallashi nisi këngën…

 

Dhe tani në karantinë,

Plumbat godasin si shtizë,

Për një pronë a për një zënkë,

Të vrasin sikur je mizë.

 

Nisi kënga e kallashit,

Melodia është e vjetër,

Prapë ca djem të rinj në moshë,

I dërgoi në botën tjetër.

 

Herë në Shkodër, herë në Durrës,

Herë në Vlorë e herë në Lezhë,

30 vjet kjo melodi,

Dhjetra jetë i preu në mes.

 

Vritet fqinji, vritet krushku,

Vritet baba, vritet djali,

30 vjet që këtë këngë,

S’ka burrë nëne që ta ndali.

 

Krisma natën, krisma ditën,

Ç,’është kështu o  vendi im?!

Këngë e egër e kallashit,

Sa e sa ka lënë jetimë!

 

Është kënduar nëpër klube,

Nëpër miq e nëpër shokë,

Mjaftojnë tre gota raki,

Që të shtrish dikë për tokë.

 

Këngë e frikshme e kallashit,

Që për botë tjetër të nis,

Është kënduar nëpër banka,

M’u në hundë të policisë.

 

Është kënduar në bilardo,

Shpesh pa zhurmë edhe pa bujë,

Po ka vrarë edhe fermerë,

I ka vrarë për një vijë ujë.

 

Vriten njerëz të pafiajshëm,

Ditën a natën me hënë,

Lavdi zotit deputetët,

Asnjëherë s’janë vënë në shenjë

 

Çdo politikan i vendit,

Qëndron mal e qëndron burrë,

Sepse dihet që rrufeja,

Në ca vende s’bie kurrë.

 

Por më mirë se të gjithë,

Këtë këngën e kallashit,

E këndojnë ata trimat,

Kur ndajnë kilet e hashashit.

 

Gjëmon kënga e kallashit,

Sa tunden malet me borë,

O popull i ç’armatosur

O popull me armë në dorë.

 

Nisi prap këngën kallashi,

Këtë këngë s’e ndalin dot,

O popull me halle shumë,

O popull që nuk ke zot.

Please follow and like us: