PSE CORONAVIRUSI VRET ME SHUME MESHKUJT SE FEMRAT?
Rreth 60% e të vdekurve në Itali nga koronavirusi janë meshkuj. Kjo shifër për Spanjën përllogaritet 59%, për Gjermaninë 58% dhe për New Yorkun 69%. Një prirje e tillë vihet re edhe në vende të tjera.
Shumë kërkues janë munduar të japin një shpjegim për këtë sjellje të diferencuar të gjinive njerëzore ndaj të njëjtit patogjen. Sipas disave meshkujt vdesin më shumë se preken më tepër nga hipertensioni e diabeti.
Një shpjegim tjetër mbështetet në mënyrën e funksionimit të sistemit imunitar. Disa proteina të sistemit imunitar të angazhuara kundër viruseve sillen në mënyrë të ndryshme në dy gjinitë. Ky ndryshim i detyrohet hormoneve dhe gjeneve të veçanta.
Sistemi imunitar i i lindur dhe i fituar i femrave konsiderohet më i fortë se ai i meshkujve. Një nga këto ndryshime qendron në praninë e një proteine të veçantë që quhet receptori i tipit Roll (Roll7). Kjo proteinë njeh në mënyrë specifike një proteinë të virusit duke e konsideruar atë të huaj për organizmin e në këtë mënyrë fillon procesi i asnjanësimit të patogjenit. Gjeni që bart informacionin për receptorin e tipit Roll ndodhet në kromozomet seksuale X. Meqënëse femra ka dy kromozome X (XX), ndërsa mashkulli vetëm një të tillë (XY), lë të dyshosh se femra bart dyfishin e informacionit për sintezën e receptorit të llojit Toll.
I gjithe ky informacion per receptorin Roll eshte vjele nga Revista Science Immunology 2018.