Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: Kujtoj…sot, mbas disa vjetësh, Qemal Draçini

Vllazen e Motra Shqiptarë!

 

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.

Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…

Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!

Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN  2020  VITI  I  AT  GJERGJ  FISHTES”

 

Melbourne, 20 Nandor 2019.                              Me respekt, Fritz RADOVANI

 

Fritz Radovani: Kujtoj…Sot, mbas disa vjetësh:

NJË VLERSIM I AT GJERGJ FISHTËS:

QEMAL DRAÇINI, INTELEKTUALI QË DO SHUHEJ NË SHKËLQIMIN E TIJ ...

QEMAL DRAÇINI (1922 – 1947)

 

Afrohej fundi i vitit shkollor në Gjimnaz “Illyricum”të fretënve në Gjuhadol të Shkodres.

Dyert e atij Gjimnazi janë kenë të hapuna për të gjitha besimet dhe krahinat e Shqipnisë. Mund të vazhdonte shkollen aty kushdo, pa asnjë paragjykim.

Në klasat e maturës një nga profesorat kishte dhanë një temë hartimi për me pa sesi paraqitet gjendja e studentave, mbasi po afrohej fundi i vitit. Mbas një jave kur profesori i kishte qortue hartimet hyn në klasë sëbashku me At Gjergj Fishtën, i cili aso kohe nuk jepte mësim por, kishte lexue disa nga hartimet ma të mira…

Porsa At Fishta hyn mbrendë, nxanësit u ngritën dhe, profesori urdhnon nxanësit me u ulë ndër banka, At Fishta, tue drejtue gishtin nga nxanësi Qemal Draçini, thotë:

“Qé nji talent!., e, pra, ky talent asht Qemal Draçini.., të lumtë!”…

Ky ishte vlerësimi i At Gjergj Fishtës për Martirin e ardhshëm të Kulturës Shqiptare!

Qemali dha Shpirt n’tortura të sigurimit shtetit në Shkoder, me 10.10.1947, 24 vjeç…

 

Shenim F.R.: Qindresa heroike e studentave Myslimanë të shkollave fetare Katolike në Shkoder, tue fillue nga Muzafer Pipa, Qemal Draçini, Osman Kazazi, Arshi Pipa, Myfit Q. Bushati, Rasim Gjyrezi dhe të mjaft vajzave të shkollës së Motrave Stigmatine, perballë sigurimit të shtetit komunist barbar e vrastar, asht kenë i papersëritshëm.., jo vetem, në Ballkan, po ai qendrim Atdhetar, nuk njihet as në Boten moderne!

Melbourne, 25 Prill 2020.

Please follow and like us: