Gazment Bardhi: Ndryshimi i madh mes Kosovës dhe Shqipërisë
Kosova na tregon sa e paaftë, e korruptuar dhe dështake është qeveria e Edi Ramës. Në thelb të veprimeve të qeverisë së Edi Ramës në këto 2 muaj nuk ka qenë mirëqenia e qytetarit, por ajo e klientëve dhe oligarkëve.
Ndryshimi thelbësor është se Kosova sot ka 6 mijë vende të reja punë më shumë sesa para krizës së COVID-it. Shqipëria ka pranuar zyrtarisht si të larguar apo pezulluar nga puna 66 mijë qytetarë.
Çfarë e shpjegon këtë ndryshim kaq të madh?
Përgjigja është fare e thjeshtë: Kosova zbatoi një paketë ekonomike që mbron vendet e punës, ekonominë familjare dhe ekonominë kombëtare, pothuajse një paketë të njëjtë me atë që propozoi Partia Demokratike që në fillim të krizës COVID.
• Kosova mbuloi shpenzimet e bizneseve për pagat mujore minimale.
• Subvencionoi për dy muaj gjysmën e qerasë për biznesin e vogël;
• Mbuloi vlerën e kontributeve të sigurimeve shoqërore për dy muaj.
Shqipëria nuk bëri asnjë nga këto masa mbështetëse.
• Kosova jo vetëm ruajti vendet e punës që kishte, por i shtoi ato, duke nxitur kompanitë me bonuse prej 130 euro në muaj për çdo punëtor të regjistruar me kontratë të paktën 1 vit.
Ndryshimi është si nata me ditën. Në Kosovë qeveria vendosi të parin interesin e qytetarëve. Ndërsa në Shqipëri, Edi Rama vendosi të parin interesin e 10 oligarkëve. 66 mijë punonjës të larguar e të pezulluar dhe mbi 60 milionë euro për beton dhe tendera luksi e dëshmojnë këtë.
Paratë janë. Mjafton që Edi Rama të ndalë korrupsionin me tendera dhe të anullojë koncesionet korruptive. Qytetarët kanë nevojë për mbështetje, jo për propagandë e justifikime bajate të regjimit të facebook-ut.
Lexo gjithashtu nga i njëjti autor:
Hajduti Ilir Beqja, që ka hapur restorantin më të shtrenjtë të Tiranës për të pastruar paratë e vjedhura, propozoi që gropën e parave të vjedhura nga ai dhe Edi Rama ta mbushin duke ulur pensionet dhe rrogat e qytetarëve. Me këtë deklaratë publike të bashkëpunëtorit të tij, Edi Rama testoi a mund të marrë paratë nga pensionistët dhe rrogëtarët, në mënyrë që të mos prekë koncesionet dhe oligarkët.
Kur e pa që kjo ide ndezi reaksion publik, me një sjellje vulgare të paparë ndonjëherë mes politikanëve në botë, u kthye të bëjë kllounin, e përshtatshme për ordinerët dhe oligarkët injorantë me të cilët Rama rri, ha, pi e feston paratë që i vjedhin bashkë Shqipërisë.
Po! Unë nuk kam mend si hajduti Beqaj për të shpik koncesione sesi të vjedhë Edi Rama me bandën në pushtet!
Nuk bëj dot estradë, si Edi Rama, kur shqiptarët janë pa bukë.
Nuk bëj dot eksperimente me varfërinë e qytetarëve.
Nuk e shes dot rritjen e taksave si favor për njerëzit, siç bën Edi Rama dhe kallauzi i tij Ilir Beqaj.
Prindërit më kanë mësuar që këto quhen hajni!