Albspirit

Media/News/Publishing

Rama njofton si do të lëvizet gjatë fundjavës, përparësi të moshuarit dhe fëmijët

Kryeministri Rama ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00.

Pas tyre do të lejohet dalja e prindërve me fëmijët deri në 14 vjeç nga ora 11.00 deri në orën 17.30

Të gjithë të tjerët do të duhet të qëndrojnë në shtëpi brenda kësaj fashe orare

Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30, ndërsa të dielën të gjitha mbyllur.

Gjatë të shtunës dhe të dielës do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.

Please follow and like us: