Albspirit

Media/News/Publishing

Supermodelja Heidi Lushtaku fashit thashethemet me një mesazh miqësor

Përshëndetje të gjithë përkrahësve dhe kureshtarëve,

Pavarësisht që ka bërë jehonë ndarja ime me Robinin, asnjëherë s’kam dashur të flas publikisht, madje për hir të kësaj i kam evituar edhe intervistat, por ngase është e pamundur t’i rezistojmë kureshtjes së mediave dhe fansave, nga ky çast deklaroj që statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar dhe tani jemi të pozicionuar karshi njëri-tjetrit si miq të denjë.
Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme, sidomos pas një periudhe afërsisht katër vjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme, por nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, ne kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë.
Kur e shfletoj këtë eksperiencë jetësore më rrezaton përplot emocione dhe ndjenja të natyrave të ndryshme, prandaj dua ta arkivoi në kujtesën time si një përjetim dhe mësim të vyshëm që ma dhuroj jeta dhe asnjëherë si një kohë që duhet ta gjykoj me pendesë.
Prandaj unë vazhdoj ta çmoj si një mik të Robinit, e sidomos familjen e tij, e në veçanti nënën e tij, e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet dhe si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare.

Ketë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shume sukses në pasionin e tij dhe realizim të të gjitha synimeve jetësore!

Me dashuri, Heidi.

Please follow and like us: