Toskanë/Entela Kasi, fituese e çmimit ndërkombëtar për letërsi dhe arte për 2020
Komuna e Aullas, në Toskanë, Itali ndan çmimin ndërkombëtar për letërsi dhe arte për vitin 2020.
Në këtë vit, ky çmim do i akordohet 5 grave nga fusha të letërsisë dhe arteve nga vende të ndryshme të botës nën motivacionin: Gra ekselente, në fushën e artit dhe letërsisë.
Ceremonia do të mbahet në muajin Nëntor në Komunën e Aulës, Toskanë, sipas protokollit të këtij aktiviteti.
Midis laureateve të këtij viti është shkrimtarja shqiptare, Entela Kasi. Njëkohësisht presidente e PEN qendrës të Shqipërisë.
Juria e këtij çmimi është e përbërë nga shkrimtarë dhe kritikë të njohur në arenën ndërkombëtare, midis tyre kandidatë të çmimit Nobel të letërsisë.
Nën kujdesin e Komunës së Aulës, organizatorët e kanë përcaktuar në emblemë si: Qyteti i trëndafilit – La citta della rosa.
/xlpress.tv/