Albspirit

Media/News/Publishing

Vetëm Mira Kazhani e portalit të pavarur ‘Tirana Post’ paguhet te Ujësjellësi i bashkisë, Bieta Sulo ka dhënë dorëheqjen

Dy gazetaret e njohura shqiptare, Bieta Sulo dhe Ermira Kazhani me sa duket nuk kanë lidhje vetëm me median. Genc Sejko, i njohur si “njeriu i memeve”, me një postim në rrjete sociale tregon se të dyja rezultojnë të punësuara tek Ujësjellësi i Tiranës. Sipas postimeve të publikuara nga Sejko, Ermira Kazhani paguhet plot 83 mijë lekë, si këshilltare ekonomike, ndërsa Bieta Sulo si specialiste paguhet 55 mijë lekë të reja. Nuk kanë mungur memet e ndryshme tallëse dhe ironizuese në rrjetet sociale në lidhje me këtë gjë.

Ditën e sotme u përhap lajmi se moderatorja Bieta Sulo, e cila del çdo ditë para ekranit me emisionin “Ftesë në 5” rezulton e punësuar edhe në Bashkinë e Tiranës. Genc Sejko publikoi një fotografi ku figuronte se Bieta është specialiste tek Ujësjellësi. Por Revista Who deklaron se përveçse si drejtuese e emisionit të përditshëm, nuk është e punësuar askund tjetër. Sipas “Who”, Bieta ka qenë e angazhuar në një periudhë afatshkurtër në Ujsjellësin e Tiranës, por sipas konfirmimit zyrtar të drejtuesve të këtij institucioni, ka dhënë dorëheqjen në vitin 2018. Ende nuk ka një reagim publik nga vetë Bieta Sulo për këtë çështje.

Please follow and like us: