FJALË TË URTA NGA SHËN TEREZA: DASHURIA SHËRON VETMINË
Ari Ukimeri (Ma.sc Pedagoge) Prizren, Maj 2020
- Dashuria është e natyrshme. Si fymëmarrja.
- Ka vetëm një Zot. Ai është tek të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet se secili është barabartë para tij.
- Dashuria shëron vetminë.
- Kudo që jeta e secilit është në rrezik, aty duhet të jemi ne. Jeta është: Të duash dhe të jesh dëshmitar i barabartë para njeriut dhe para Zotit.
- Misioni ynë është që të sjellim dashuri tek secili. Do të thotë ta sjellim Zotin.
- Sëmundja më e madhe në botë nuk është gërbula as kanceri. Por indiferenca dhe mungesa e interesimit për njëri-tjetrin.
- Njerëzit janë të varfër, ngaqë janë të detyruar të jenë të tillë. Ne jemi të varfër për dashurinë ndaj njeriut dhe ndaj Zotit.
- Nëse vërtetë duam të dashurojmë, duhet të dijmë edhe të falim.
- Për t’u ngritur në qiell, njeriut i duhen dy krahë: Thjeshtësisa dhe Pastërtia e zemrës.
- Një shok ose një shoqe, është ai apo ajo që të kupton të kaluarën tënde, beson tek e ardhmja jote dhe të pranon ty për atë që je.
- Njerëzit nuk e dijnë se çfarë është varfëria. Sepse janë nën ndikimin e dëshpërimit.
- Për ta kuptuar të varfërin, duhet ta ndjeshë varfërinë nën lëkurën tënde.
- Të varfërit i sjellin paqe botës përmes Dashurisë dhe Durimit.
- Vepra të dashurisë janë vepra të Paqes.
- Dhimbja nuk ka skaj. Por as Dashuria.
Please follow and like us: