Gjeneral Piro Ahmetaj, mesazh për 1 Majin: “Liria dhe demokracia nuk dhurohen … ”!
Marrë nga faqja personale në FB
Të dashur miq,
Të nderuar bashkëkombas,
Dje, (s’) besoj t’i keni ndjekur të paparët-Kuvendar = #TTT#108vjet#histori#Kombëtare!
U mblodhën prapë dje në paloParlament dhe bilbil(gjuz)arët rrogëtarë, “debatuan ashpër …” me Surre(a)l-Padishahun, spiroKalët, ballë-rrumpallët etj, etj!
“Nuk kanë as turp as marre”, nuk kanë “as Din as Iman” = turpëruan dynjanë & na bënë gazin e botës!
Sarkazma brilante te komedia: “Shkolla e qënve” është mrekullisht e realizuar (!), POR shumë e mangët, më qesharak edhe më e dhimbshme sot (!) = pasi nëse regjimet “kanë patur qenër të stërvitur …”, qeverisjet sekt-Dixhitale, mbajnë edhe “zagarë edhe kone” …, që sa më shumë i ushqen/ndërsen udhëheqësi-Suprem… aq më fortë lehin…dhe aq me lartë ngjiten …!
Filozofi francez, Joseph de Maistre, përpara 200 vjetësh (!) adreson një mesazh profetik për qytetarët (jo delet …): “Every nation gets the government it deserves”!
Sigurisht me dhimbje, por fatkeqësisht duhet ta pranojmë se: “meritojmë pusht-etarët që kemi …”!
Ndërsa në 1 Maj, plot 138 vjet (!) më parë puntorët në SHBA, manifestuan për liritë dhe të drejtat bazike!
Kështu, shpresoj që sarkazma e komedisë “Shkolla e qënve” (bashkëngjitur për ilustrim dhe kënaqësi) dhe kjo datë të shërbejnë si këmbanë-zgjimi për mbarë-shqiptarët, për të pyetur vetveten dhe njeri-tjetrin: “nëse i meritojmë këtë paloKuvend dhe këta konePusht-etarë”!?
Thënë këtë, përsëris se besoj fort se betejën me Covid – 19 do ta fitojmë, ndërsa lufta me “Udhëheqësit që s’na duhen … !”, oligarkët, sekserët, konet dhe kamikazët e pushtetit… fatkeqësisht do/po bëhet edhe më e vështirë se e viteve ‘90!
Prandaj për ta tejlakuar këtë sekt-Shtetarësh më të degraduarin në 108 vjet histori, dua të besoj, të uroj dhe të lutem, që kjo datë simbolike të shërbejë si “këmbanë për luftë” dhe për reflektim mbarë-Kombëtar pasi historia e qytetërimeve na tregon qartë se: “Liria dhe Demokracia nuk dhurohen”!
Gjithsesi, Gëzuar Festën e 1 Majit!
Gjeneral ® Piro Ahmetaj, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.