Albina Deda: Përballë monstrave të diktaturës!
Albina Deda
Tolerimi i Edi Ramës -fatalitet!
Kombe shumë më të mëdhenj dhe me histori shteti tejet më të gjatë se ne, kanë provuar toleranca ndaj liderve të përçudnuar e dezekuilibruar të tipit Edi Rama.
Këtë tolerancë e kanë paguar me faturë të shtrenjtë.
Kjo i ka bërë të reflektojnë me vendosmëri, ndaj dhe demokracia në vendet e tyre është shumë solide.
Në kohë dhe kontekste krejt të tjera ne shqiptarët po riprovojmë fenomenin e tolerimit të arrogancës, perversitetit, paranojës dhe mistifikimit i cili jo vetëm është larg cilësive iniciale të një lideri normal, por dhe si qënie e thjeshtë paraqet një rast tipik të një të sëmuri rëndë psikik!
Ky realitet nuk është një e fshehtë që pak njerëz e dinë si në rastin e monstrave diktatore të para viteve ’90.
Është e njohur botërisht prej dekadash se Edi Rama është tip i papranueshëm social, pa norma morale pa principe familjare e shoqërore, pa doktrinë dhe botkuptim politik stabil.
Në kushte të tilla jo vetëm ne demokratët por dhe socialistët shqiptarë, i gjithë kombi ynë është përgjegjës për këtë tolerancë ndaj Edi Ramës më shumë se dy dekada.
Rama përveç trashegimisë më të keqe politike e shtetare të diktatorit ka shtuar papërgjegjshmërinë në vjedhje të fondeve publike dhe përfshirjen e tij direkt në lehtësim e drejtim të krimit të organizuar dhe të drogës.
Sot qeveria që ai drejton është tërësisht një sekt oligarko-kriminal dhe nuk ka asnjë celulë të socialdemokracisë klasike.
Në këto kushtë e në këto momente kaq të rrezikshme që kanë precipituar nuk ka shumë rrugë dhe shumë dilema.
Kombi po humbet lirinë dhe demokracinë e po shkojmë drejt fatalitetit!
Në këto kushte duhet reflektim kombëtar e njëkohësisht maturi dhe apeloj me forcë e neveris taktikat e këtij regjimi arrogant që po shfrytëzon çdo gjë në orët e fundit të agonisë së tij!